Saturday, December 31, 2011

BIOLOGJI

Historia e gjenetikës

Gjenetika moderne filloi me punën e Gregor Mendelit, i cili formuloi bazën e koncepteve të trashëgimisë. Valter Sutoni parashtroi që kromozomet ishin pjesë e faktorëve trashëgimore të Mendelit. Gjenetika është një shkencë që nuk ka më shumë se 100 vjet që i ka nisjet e veta po edhe pse kaq e re ka zëne një vend mjaft të rendësishëm në jetën tonë të përditshme duke filluar që nga ana mjekësore si p.sh. terapitë e sëmundjeve të ndryshme e deri të përdorimi i gjenetikës në raste të ndryshme kriminalistike. Ta marrësh hollë hollë gjenetika është një shkencë mikroskopike sepse merret pak a shumë me materialin që ndodhet në bërthamat e qelizave përmasat e të cilave shkojnë në të dhjetrat e micronit (10^-7). Secili nga në e ka dëgjuar se në bërthamat e qelizave ka material gjenetik i cili kryen funksione të shumta në trupin e njeriut.Me miliona operacione çdo sekondë kanë nevojë për materialin gjenetik. Në qoftë së do të japim disa numra për trupin e njeriut mund të themi së jemi të përberë nga rreth 65 mijë miliardë qeliza dhe secila prej këtyre ka në bërthamat e tyre 1,8 metër ADN (do më ndodhe shpesh ta shkruaj më të vogla këtë sigël po merreni si ADN). Kjo ADN ka rreth 3 miliard nukleotide. Ky material përdoret nga çdo qelize për të jetuar ose të themi më mirë për të mbijetuar. Qelizat e kuqe të gjakut që e heqin bërthamën që të kenë sa më shumë hapësire për të ushtruar funksionet e tyre kanë një jetëgjatësi rreth 120 ditë nga paaftësija për të rinovuar strukturat e veta të brendshme. Çdo qelizë që jeton duhet të ketë të njëjtin material gjenetik që të mund të ecë përpara. Vdekja e një qelize me anë të procedurave të ndryshme siç është apoptoza ose ndryshe siç quhet ndryshe "vdekje e programuar" ka nevojë për materialin gjenetik. Nëse marrim parasysh që çdo sekondë trupi i njeriut prodhon rreth 2 milion qeliza gjaku dhe se po kaq qeliza shkatërrohen, ose që jetëgjatësia e qelizave të bardha është shumë i shkurtër dhe se herë pas here duhet të zëvendësohen dhe së çdo sekondë trupi i njeriut duhet të jetë në gjendje ti bëjë ballë mikroorganizmave të ndryshëm që mund ta sulmojnë dhe se sa dhjetra lloje hormonesh që duhet të prodhohen çdo sekondë që ta mbajnë trupin në një ekuilibër të mahnitshëm do ta kuptonim më mirë se sa rendësi ka ajo strukturë e vogël brenda çdo qelize.Ka raste që mjafton një mutacion në njërën nga ato 3 miliard baza, siç ndodh në disa sëmundje gjenetike, dhe trupi i njeriut mund të shkoje drejt vdekjes. Këto janë si tip hyrjeje për sa i përket gjerave që është në gjendje të bëjë materiali gjenetik në trupin e njeriut, ky material gjenetik që quhet ADN (acidi deoksiribonukleik) ose ARN (acid ribonukleik). Këto dy forma ndryshojnë njeri nga tjetri për llojin e sheqerit ose më mirë të themi për nga grupi që është i vendosur te karboni 2 i sheqerit (riboza tek ARN dhe deoksiriboza tek ADN) dhe për nga llojet e bazave të azotuara (tek ARN ka uracil në vend të timinës).

Fushat e studimit

Gjenetika sot degezohet ne shume disiplina shkencore.sipas nivelit te organizmit te materies se gjalle e cila hulumtohet, dallohen keto disiplina shkencore te gjenetikes:
§  Gjenetika molekulare:e cila hulumton strukturen molekulare te gjenit dhe produkteve paresore te tij se dhe sintezen e proteinave.
§  Citogjenetika e cila hulumton procesin e trashegimise dhe te variablitetit me analize mikroskopike te organeleve qelizore
§  Gjenetika e zhvillimit ose fiziologjike hulumton procesin e diferencimit gjate zhilliit ontogjenetik te organizmave.
§  Gjenetika e populacionit hulumton strukture gjenetike te populacioneve natyrore.

Gjeni

Gjeni është nje copë e molekulës së acidit dezoksiribonukleik (ADN-së), që përmban informacionet themelore të krijimit të një acidi ribonukleik (ARN). Gjenet janë njësitë e trashegimisë  organizmat e gjalla. Gjenet janë të koduara në lëndët gjenetike të organizmave (zakonisht ADN dhe ARN) dhe kontrollojnë zhvillimin trupor dhe sjelljen e organizmave. Gjatë riprodhimit, lënda gjenetike kalon nga prindi tek fëmia. Lënda gjenetike mund të kalojë midis individësh jo të afërm (p.sh. nëpërmjet ndërçimit dhe virusëve). Gjenet kodojnë informacionet e duhura për ndërtimin e lëndeve kimike (proteinat, etj.) të nevojshme për funksionimin e organizmave.
Fjala "gjen" u vendos në vitin 1909 nga botanisti danez Vilhelm Johansen për njësinë themelore trupore dhe funksionale të trashigimisë. Fjala gjen rrjedh nga emërtimet e Hugo de Vries, që rrjedh nga ana e saj nga fjala pangenezë, të cilën e krijoi Darvini në vitin 1868. Fjala pangenezë përbehet nga fjalët greke pan: parashtesë që do të thotë "mbarë", "krejt" dhegenesis: lindje ose genos: prejardhje.
2-Nje cudi e shkences.
Dy grupe te ndryshme kerkuesish jane duke realizuar kontenitore te fjales se fundit te teknologjise, brenda te cileve ne te ardhmen embrionet do mund te zhvillohen dhe te lindin. Synimi paresor eshte ndihma per fetuset e parakohshme. Por perspektivat jane shqetesuese
"Mitra eshte nje vend i erret, nje mjedis i rrezikshem", shkruante Joseph Fletcher, profesor i etikes mjekesore neUniversity of Virginia school of medicine. Duke pohuar: "Ne do te donim qe femijet tane te ardhshem te rrine atje, ku mund te mbikqyren dhe te mbrohen ne menyren me te mire te mundshme".
Keto fjale me kane ndjekur ne vite, duke iu rikthyer kujteses sime keto javet e fundit, tek degjova te flitej per perspektiven e klonimit te qenies njerezore dhe per perdorimin e qelizave embrionale per te krijuar pjese te vecanta te trupit me qellim mjekimin e semundjeve. Keto zhvillime te shkences mund te ngjasojne te habitshme, por nderkohe eshte duke mberritur nje tjeter cudi, e cila do mund te ndryshoje perfundimisht ngjizjen e jetes njerezore. Disa kerkues i jane vene punes per te krijuar nje miter artificiale, ne menyre qe femijet te mund te zhvillohen jashte trupit njerezor, ne qelq, brenda nje laboratori te ftohte.
Shkencetare te Weill Medical College prane Cornell University kane bere te ditur se ia kane dale mbane, per here te pare kjo, qe te krijojne nje veshje mitre artificiale. Grupi, i udhehequr nga doktoresha Hung-Ching Liu e Qendres per mjekesine riprodhuese dhe shterpesine, nxiti rritjen qelizore brenda veshjes se mitres, duke perdorur nje perzierje ilacesh dhe hormonesh. Synimi i kerkimit eshte ndihma per ciftet sterile, duke krijuar nje miter te plote, e cila me pas te mund t'i behet trapiant nje gruaje.
Puna e Liu-t ka te beje me gjetjen me te fundit ne nje oaz kerkimesh te reja. Ne nje laborator te Juntendou university te Tokyo-s, Yoshinori Kuwabara se bashku me koleget e tij jane duke realizuar mitren e pare artificiale operative: nje serbator plastik i tejdukshem, i madh sa nje qese buke, i mbushur me leng amniotik i pershtatur ne temperaturen e trupit. Ne vitet e fundit, Kuwabara ka arritur te mbaje ne jete fetuse dhie dhe t'i rrise deri ne nje zhvillim 10 ditesh ne kete miter artificiale, duke lidhur litarthin e tyre kerthizor me dy makina qe bejne punen e placentes dhe sjellin gjak, oksigjen dhe substanca ushqyese. Megjithese mitra plastike eshte thjesht nje model, Kuwabara parashikon qe nje model funksionues, i cili lejon shtatzanine e nje fetuesi, mund te behet realitet ne me pak se gjashte vjet.
Sigurisht qe si fillim, mitrat artificiale do te perdoren si njesi mjekimi intensiv per fetuset, ne rastet kur nena semuret dhe nuk mund ta perfundoje shtatzanine, ose kur fetusi eshte i semure dhe duhet te hiqet nga mitra, qe te mund te mbikqyret dhe te kontrollohet ne nje mjedis te hapur. Aktualisht, jemi ne gjendje te mbajme ne jete fetuese ne nje inkubator gjate tre muajve te fundit te shtatzanise. Dhe kerkuesit mund te pleherojne rregullisht vezoret dhe te mbajne ne jete embrionet ne qelq gjate 3 - 4 diteve te para, perpara se t'i transferojne ato ne miter. Shkencetaret e tipit Kuwabara po kerkojne te mbushin periudhen e kohes midis fillimit dhe fundit te procesit te shtatzanise, periudhe kritike kjo ne, te cilen fetusi zhvillon pjesen me te madhe te organeve te tij.
Perfundimisht, sipas mendimit te shume specialisteve te kesaj fushe, rritja e nje fetusi ne nje miter artificiale do e bente me te thjeshte kryerjen e korrigjimeve gjenetike. Mitra artificiale mund te shnderrohet ne mjetin e parapelqyer per te krijuar nje femije. Grave mund t'u transferoheshin vezoret dhe burrave t'u merrej sperma ne vitet e tyre me te ethshme, duke i mbajtur te ngrire, deri sa ata te ndiheshin te gatshem per te patur nje femije. Sperma dhe vezorja mund te pllenohen ne nje pjate Petri dhe pas kater ditesh ndarjeje qelizore, embrioni mund te vendoset ne mitren artificiale, i lidhur me placenten mekanike, duke nisur ne kete menyre zhvillimin. Nderkohe qe nenat mund te shmangin ne kete menyre te gjitha te papriturat qe mund te sjelle shtatzania.
Dicka e tepruar? Mijera mitra nenash jane perdorur per te bere te mundur shtatzanine e embrioneve te pllenuar nga dikush tjeter. Mitra artificiale ngjan se eshte hapi i radhes, i cili e ka shnderruar memesine tradicionale ne nje proces tregtar. Me kujtohet se ne librin e Aldous Huxley-t " Menyra e re" flitet per formimin gjenetik te njerezve, per klonimin dhe nenshtrimin e ngjizjes mitres artificiale: nje proces bashkimi biologjik per te krijuar gjenotipa ideale. Ne kete liber, Mustafa Mond, nje nga dhjete "kontrolloret" boterore te ketij civilizimi utopik, i pyet te rinjte e tij qe te perfytyrojne "se si do te ndiheshin po te kishin nje nene gjallepjellese", e cila e rrit fetusin ne mitren e saj. Vetem grate e mbyllura, te cilat jetojne ne kushte mungese te theksuar kulturimi, larg botes civile, i mbajne ende ne bark femijet e tyre dhe i ushqejne me gji pas lindjes. Zakon ky i konsideruar si i neveritshem. Tek Bota e re, aktiviteti seksual inkurajohet dhe praktikohet lirisht, por ai cilesohet i pavarur nga aktiviteti riprodhues. Kur Huxley shkruante romanin e tij ne vitin 1932, nuk ekzistonin kontraceptivet. Por ne vitet '70, seksi dhe riprodhimi u ndane ne dy mjedise te ndryshme dhe kjo ne saje te tyre. Ia vlen te permendesh faktin se kontraceptivet i bene hapat e tyre te pare, pak a shume, ne periudhen kur kerkuesit filluan te praktikojne ne shkalle te gjere inseminimin artificial. Nese kontraceptivet revolucionarizuan seksin, duke e shkeputur ate nga procesi riprodhues, inseminimi artificial dhe me pas ngjizja ne qelq e dhurimi i vezoreve mbeshteten procesin e ndarjes se perberesve te riprodhimit nga akti biologjik i ciftimit. Nderkohe, mitra artificiale eshte duke plotesuar pikerisht kete proces.
Ceshtja e mitres artificiale ngre pyetje nga me shqetesueset. Per shembull, a e dime se fetuesi reagon ndaj rrahjes se zemres se nenes, ndaj emocioneve dhe levizjeve te saj? Mes tyre ekziston nje lidhje e ngushte dhe shume e nderlikuar, e cila luan nje rol vendimtar ne zhvillimin e fetusit. C'lloj femije do te nxjerrim ne drite brenda nje lengu ne nje kuti plastike? Ne c'menyre shtatzania ne nje laborator do te ndikoje ne funksionet levizese dhe ne zhvillimin njohes dhe emocional te femijes? Mos rrezikojme te prodhojme qenie te paafta qe te perftojne lidhje emotive? A e dime se foshnjat e privuara nga kontakti trupor dhe nga marredhenia njerezore jane shpesh te paafta te zhvillojne nje game teresore emocionesh dhe shpeshhere vdesin menjehere pas lindjes ose behen te dhunshem dhe te mbyllur kur rriten?
A ndikon ne pergjegjesine prinderore mungesa e shtatzanise? Mos valle prinderit do te ndihen me pak te terhequr nga femija e tyre dhe do e shohin ate me shume si nje objekt se sa si nje trashegimi te qenies se tyre? Apo fundi i shtatzanise do te zhduke kuptimin e vazhdimesise se brezave, aq thelbesore kjo per riprodhimin dhe ruajtjen e vijimesise historike te jetes civile? Ne c'menyre do te ndikoje kriteri, me ane te te cilit ne klasifikojme seksin dhe rolin e grave? Disa feministe jane te mendimit se do te jete nje clirim i vertete. Vite me pare, shkrimtarja feministe Shulamith Firestone shkruante me entuziazem ne lidhje me perspektiven e nje mitre artificiale: "Shtatzania eshte shformimi i perkohshem i trupit te individit ne emer te dashurise per llojin. Pervec kesaj, lindja shkakton dhimbje. Zhvillimi i nje mundesie te tille do te bente te mundur nje analize te ndershme te vleres antike te memesise". Te tjera e cilesojne mitren artificiale si shmangien perfundimtare te grave nga roli i tyre si prodhuese te llojit. Mitra artificiale, thone ato, shnderrohet ne shprehjen e sundimit mashkullor dhe eshte thjesht nje zevendesim mekaniki mitres, i prodhuar sipas standarteve teknike dhe kontrolleve te cilesise. Te pajisur me mitren artificiale, klonimin dhe me qelizat staminale per prodhimin e pjeseve te trupit te njeriut, burrat do mund te clirohen nga varesia e tyre ndaj grave.
Mitra artificiale perfaqeson kurorezimin e nje procesi historik te filluar 400 vjet me pare, ne agim te eres se shkences. Ishte Francis Bacon, ati i shkences moderne, ai qe e perkufizoi natyren si nje "grua te perdale". Ai i nxiste brezat e ardhshem qe "ta zbusnin, ta shkelnin, ta modelonin dhe t'i jepnin trajte", ne menyre qe "burri te behej padroni i saj, si dhe sovrani i botes fizike". Disa e konsiderojne mitren articiale si nje triumf te shkences moderne. Te tjere, si cmendurine e radhes. Por sigurisht qe jane te shumte edhe ata qe thone: "Perse u dashka te shqetesohemi? Me siguri qe, nje gje e tille do kohe qe te mberrije". Por pese vjet me pare, ne mendonim ne te njejten menyre edhe per klonimin njerezor dhe perdorimin e qelizave staminale.

Mrekullia e ADN-së - Çfarë tregon kodi gjenetik i njeriut
Deri para 50 vjetësh, shkencëtarët përpiqeshin të mësonin rreth kodit gjenetik të njeriut, ndërsa tani, studiuesit janë në gjendje të zbulojnë kodin gjenetik të një individi brenda pak orësh. Kjo arritje jo vetëm që u jep mundësinë mjekëve të gjejnë shkakun e shumë sëmundjeve, por edhe parashikon se nga çfarë sëmundjesh mund të preken ata në të ardhmen. Në Britani, kjo është një fushë që po bëhet gjithnjë e më popullore në testimet mjekësore.
Gjenet tona na bëjnë ata që jemi, të gjatë, të shkurtër, me flokë të zeza apo të kuqe. Ato janë bazat e formës sonë fizike dhe kanë ndikim të madh tek shëndeti ynë. Arritjet shkencore bëjnë të mundur tani shpërbërjen e ADN-së dhe ekzaminimin e sekuencës gjenetike për difekte të ndryshme që mund të çojnë në sëmundje si diabeti, probleme kardiovaskulare dhe distrofi muskulare.
Doktor Fred Kavalier është gjeneticist në një spital të Londrës. “Teknologjia për testimin e ADN-së e bën tani të mundur leximin më të shpejtë të sasive të mëdha të ADN-së.” Mbledhja e informacioneve nga gjenet tona nuk ndihmon vetëm mjekët për diagnostikimin e sëmundjeve, por i ka hapur rrugë edhe një biznesi në Britani.Njerëzit gjithnjë e më tepër po u kthehen kompanive të tilla si Shëndeti Gjenetik në Londër për të marrë një analizë personale të sekuencës së tyre gjenetike dhe vlerësim të problemeve mjekësore që mund të kenë në të ardhmen. Një mostër pështyme mjafton për të marrë ADN-në që duhet për analiza. Brian Whitley është drejtori i kompanisë Shëndeti Gjenetik. “Ne u japim njerëzve një raport 50 faqesh që i njeh ata jo vetëm me të dhënat klinike të momentit, por edhe të dhënat që kemi nxjerrë ne në lidhje me rreziqet që mund të kenë ata në të ardhmen dhe si t’i shmangin ato.”
Disa kompani dërgojnë mjetet për marrjen e pështymës tek klienti me postë dhe pastaj u kthejnë atyre raportin. Ndërsa, disa të tjera preferojnë t’i takojnë klientët e tyre. “Ne i vëmë rezultatet në kontekstin e historisë së tyre mjekësore, dhe nuk i lëmë ata thjesht me një raport në dorë. Ata mund të kthehen dhe të na bëjnë pyetje të tjera dhe të bëjnë edhe kërkimet e tyre, por ne mund t’i ndihmojmë me koncepte ushtrimesh dhe informacione për dietën, në varësi të interesit të tyre.”
Megjithatë, komuniteti shkencor britanik është i shqetësuar sepse, megjithëse studimi i gjeneve tona po përparon, mbeten ende shumë të panjohura për të bërë një analizë të përshtatshme. Doktor Fred Kavalier është zëdhënës i Shoqërisë Britanike të Gjenetikës Njerëzore. “Ne nuk kemi njohuri të mjaftueshme për të gjitha gjenet që janë pjesë e sëmundjeve. Ne njohim disa nga këto gjene, megjithëse ka ndoshta mijëra të tjerë që kanë ndikim. Ёshtë sikurse të shohësh disa letra bixhozi nga një kuti dhe të arrish në një përfundim për të gjithë kutinë.” Doktor Kavalier shqetësohet se njerëzit mund të ndërmarrin masa të panevojshme nëse u thuhet se kanë një rrezik të vogël sëmundjesh ose mund të shqetësohen pa shkak. Analiza e profilit gjenetik kushton mes një mijë dhe dy mijë dollarëve. Megjithëse disa thonë se kjo është shumë e madhe për t’u paguar për informacione që, në fund të fundit, nuk mund ta ndryshojnë fatin e një njeriu, të tjerë thonë se të dish se çfarë mund të ndodhë në jetën tënde në të ardhmen ka një vlerë të jashtëzakonshme.

Histori

NDIKIMI I HUMANIZMIT DHE RILINDJES EUROPIANE TEK SHQIPTARET .

1-    Piktura e shekujve XVI – XVIII .
Ne shekullin XVI , ne fushen e arteve figurative vazhdoi te zoteronte ne Shqiperi ikonografia , qe shenoi atehere kulmin e saj . Ne kete periudhe u realizuan mjaft vepra pikture te kishave dhe ikona , te cilat sot jane nga kryeveprat  kesaj fushe. Shekulli XVI eshte ne artet figurative shekulli i Onufrit ( Onufer Neokastritit ) , mjeshtrit me te madh te ikonografise shqiptare , i cili krijoi stilin e tij dhe ishte i pari qe beri kthesen ne pikturen postbizantine ne Shqiperi . Historianet i atribuojne vitin 1500 si vit te lindjes dhe ate te vdekjes vitin 1578 . Onufri ka ushtruar veprimtarine e tij kryesisht ne keshtjellen e Beratit ku ka bere afresket e kishes se Shen Todrit , gjithsej 13 afreske, ne kishen e Apostujve (ne kostur) , kishen e Shen Merise(Elbasan) ,kishen e Shen Premtes( ne Elbasan ) Shen Kollit ( Shelcan) kishen e shperfytyrimit ( Maqedoni).Ne Berat realizoi ikonat e famshme te ikonstasit te Evangjelizmos ( ne kala) te cilat jane kryeveprat e ketij mjeshtri . Figurat e tyre shquhen per origjinalitetin e tyre .Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike , persa u perket ngjyrave , shquhet nga nje forme e perkryer e realizmit te imazhit . Ikonografia e realizuar nga Onufri mbetet nje nga veprat me te arrira te piktures ikonografike byzantine te realizar ne territorin shqiptar . Ne keto ikona verehet mbeshtetja ne traditen e vjeter byzantine ,por edhe ndikimi i artit te Venedikut , si edhe tradita e pasur piktoreve vendas te shekullit XIII – XIV . Rol te vecante ne formimin e Onufrit luajti qyteti i Beratit me kulturen shekullore , me qendrat e njohura te antikitetit , Apolonise dhe Ballshit  , si dhe ne artin e piktures murale te shekullit XIII –XIV . Shekulli XVI i takon edhe artistit tjeter ikonografik Nikolla ( i biri i Onufrit ) vazhdoi ne krijimtarine e tij ikonografine e Onufrit duke lene mjaft afreske dhe qe deshmojne cilesi te larte profesionale . Onufri , se bashku me nxenesit e tij Nikolla , i biri dhe Onufri i Qipros , perbenin eliten e artisteve me te shquar te ikonagrave te asaj kohe . Se bashku konverguan ne nje hapesire te perbashket artistike . Themeluan  nje tradite te qarte per pasardhesit e tyre . Themeluan shkollen e Beratit ( te piktures ) ose Onufrit , e cila u reflektuan ne ikonografine e shekujve XIX. Nje tjeter piktor i ikonografise ,  i cili punoi prane Onufrit te madh  eshte edhe Onufer Qiprioti .Me 1571 kur Qipro pushtohet nga turqit , shume piktore ikonografe u larguan nga vendi i tyre , duke emigruar ne disa vende te Ballkanit dhe ne Venedik . Nje nder ta eshte edhe Joani I Qipros ose Onufri i Qipriotit . Duke u referuar vitit 1571 , vitit te pushtimit te Qipros , mendojme se Onufer Qiprioti mund te kete emigruar ne Shqiperi ne moshen 20-vjecare , duke sjelle me vete influencen e shkolles se Qipros , Kretes dhe te Venedikut . Nga datimet del se ky ikonograf ushtroi veprimtarine e tij per nje periudhe 31-vjecare. Qiproti mori shume nga Onufri . Elementi qe huazoi me shume ishte kaligrafia e shkrimit , e cila nuk dallohet nga Onufri .Shume vepra qe mbajne firmat e tij rradhiten nder krijimet me te mira te ikonografise shqiptare dhe formuan nje tradite me vlere ne te cilen u mbeshteten piktoret e shekullit te XVIII si Kostandin Shpatarku , Joan Athanasi , Cetiret , etj ,Nje nder piktoret te cilet ja vlen te permendet eshte edhe David Selenica.Qe i pari qe guxoi te cenonte traditen qindravjecare qe ishte ne fuqi  deri ne ate kohe dhe nuk ngurroi aspak te fuste elemente te reja qe ishin ne kundershtim me kete tradite shekullore dhe te ngurte qe kishte beret anime punen e saj. Skenat e pikturuara prej tij fitojne nje sens laik. Megjthese ruhet liturgjia kristiane , Selenica nuk ngurron te fuse natyrshem elemente nga jeta reale , duke hedhur  fillimet e humanizmit te artit ikonografik ne vendin tone .Duke u shkeputur nga rregullat e artit bizantin , por jo nga ajo liturgjike Davidi themelon nje krijimtari ikonografike te cliruar nga dogma , duke sjelle nje Rilindje te dukshme ne ikonografine shqiptare . David Selenica pikturoi kryesisht ne kishen e Voskopojes , e cila kishte lidhje me qendra te medha si ne Vjene , Budapest , Venedik , etj .Kjo zgjeroi me shume mundesite qe arti ikonografik ne Shqiperi te ndryshonte dhe te vendosoj nen ndikimin e ndryshimeve europione. Pasues te artit te ikonografise ishin Kostandin Shpatarku , Kostandin e Athanas Zografi , piktoret e familjes Cetiri dhe Mihal Anagnosti i cili shquhet per frymen e Rilindjes qe paraqiti ne veprat e tij .Arti ikonografik perben nje pasuri te madhe ne kulturen shqiptare , Ne veprat e tij pasqyrohet shpirti krijues  i piktoreve dhe shfaqen njeherazi shpirti  dhe realiteti i popullit shqiptar . Në gjysmën e dytë tëshekullit XIX-të fillon një etapë e re, e rëndësishme për artin shqiptar. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Në historinë e artit shqiptar viti 1883 është i shënuar për pikturimin e dy pikturave më me vlerë : “Portreti i Skënderbeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kolë Idromeno. Me këto tablo nis rrugën piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastësi por pikërisht motivet e këtyre dy veprave të para, janë motivet kryesore që mbizotërojnë në tematikën e artit shqiptar të Rilindjes pra tema patriotike që evokohej me trajtimin e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, si dhe skenat nga jeta e përditshme ku fiksoheshin edhe vlera të kulturës  kombëtare.Te piktorët e Rilindjes përgjithësisht ndihet fryma romantike. Në shumë tablo vihen re edhe tipare të realizmit klasik si dhe të një realizmi më bashkëkohor, duke fiksuar kështu në art, gjendjen reale të vendit, ndonjëherë edhe me qëndrim kritik. Piktori më i shquar i kësaj periudhe është Kolë Idromeno (1860-1939) autor i shumë tablove, portreteve dhe peizazheve. Veprat e tij u bënë si shkollë për artistët e ardhshëm. Idromeno ka qenë gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

 2-Arkitektura ne shekullin XV-XVIII .
Ne keto shekuj ne territorin e Shqiperise u zhvilluan gjini te ndryshme te arkitektures , duke filluar qe nga ndertimet me karakter mbrojtes , ndertimet shoqerore , dhe ato te kultit islam, arkitektura kishtare post bizantine dhe se fundi ndertimet popullore . Ne shekullin e XVI ne Shqiperi perfundon sistemi i fortifikimit te qyteteve nga ana e osmaneve.Ama duhet thene qe keshtjellat osmane nuk u pergjigjeshin kerkesave te kohes  . Ato ishin ndertuar per te permbushur detyra locale te nje armiku te pa armatosur.Perjashtim bente keshtjella e Vlores e ndertuar nga sultan Sulejamani . Kjo keshtjelle sherbente si baze ushtarake dhe si kantier ndertimi per anijet sepse ishte vetem 150 metra larg detit.Keshtjella e Vlores ishte padyshim nje nga ndertimet me te arritura te perandorise osmane . Ajo ka ngjashmeri me kullen e bardhe ne Selanik, dhe me kullen Kastel de Mare ne Modon . Kjo keshtjelle shfaq me se miri vecantine  e ndertimeve te osmaneve.   Faltoret e para te kultit islam ishin ne stilt e imponuar por shume shpejt u pershtaten me ndikimin e arkitektures vendase . Xhamite e para sherbenin per garnizonet  ushtarake dhe ndertoheshin mbi portat e keshtjellave sic qene ato ne keshtjellen e Elbasanit , Tepelenes , etj qe ishin ndertesa te thjeshta qe mbuloheshin me cati druri. Por duke filluar nga shekulli i XV kristalizohet nje arkitekture e mirfillte ne ndertimin e xhamive . Nga ana tipologjike , atom und te ndahen ne dy grupe te medha : ato te tipit me cati druri (Elbasan , Berat , Gjirokaster ) dhe ato me salle me kupole , shembull tipik i te cilave eshte xhamia e Korces . Per vlerat e tyre arkitektonike dhe decorative dallohen xhamia e Mirahorit ne Korce, xhamia e Plumbit ne Berat , xhamia e Muradijes ne Vlore , xhamia e Plumbit ne Shkoder , xhamia e beqarve ne Berat etj . Nje gjini tjeter e vecante ndertimore ishin hanet , te cilat sherbenin per buajtje te tregtareve qe vinin nga zonat fshatare apo edhe nga qytete te tjera . Per tu permendur eshte Hani i Elbasanit ne pazarin e vjeter te qytetit te Korces  ku qendronin kryesisht tregtare nga Elbasani . Pushtimi osman shenoi mbylljen e nje periudhe te gjate arkitektonike me tiparet e veta specifike ne gjinine e ndertimeve te kultit te krishtere .Duke filluar nga gjysma e shekullit te XVI deri ne fillim te shekullit te XIX ne Shqiperi ndertohen nje numer i madh kishash.Ne kete periudhe trashegohen mjaft parime figurative dhe konstruktive te ndertimeve bizantine , por me nje interpretim me te lire te tipave dhe te formave ne perputhje me rrethanat e reja ekonomiko-shoqerore ,.Ishte nje periudhe e vecante arkitektonike e njohur si arkitektura postbizantine e cila ka fillimet e veta, arritjet dhe renien e saj . Ne shekullin e XVIII rritja e rolit ekonomik te qyteteve solli krijimin e tregjeve te medha me karakter nderkrahinor . shtresat e pasura filluan te ndertonin banesa te medha duke arritur ne variantet me te zhvilluara te tipologjise se baneses qytetare . Ky zhvillim pati si pasoje permisimin e infrastructures rrugore si dhe ndertimin e nje numri te madh urash guri , si ura e Mesit ne Shkoder , ura mbi Osum .ura e Kollorces ne Gjirokaster , etj . Ndersa persa  i perket arkitektures se banesave popullore dallojme kater tipe kryesore banesash : banesa me shtepi zjarri , banesa me hajat , banesa me cardak dhe banesat gjirokastrite .Gjate shekullit te XVIII si pasoje e dobesimit te pushtetit qendror osman dhe e krijimit te pashalleqeve shqiptare , qe ishin ne lufte midis tyre per zgjerimin e territoreve te veta , vihet re nje rritje e ndertimeve me karakter mbrojtes . Keshtjellat e vjetra rifortifikohen .U dallua Ali Pashe Tepelena ne kete drejtim .  Ai ndertoi nje numer te madh  keshtjellash dhe fortifikimesh duke vene ne pune arkitekte e inxhiniere ushtarake te huaj , por ne krye te punimeve nga viti 1800 deri ne vitin 1822 qendroi Petro Korcari . Ne shumicen e rasteve ne ndertimin e keshtjellave Ali Pashe Tepelena u kushtonte vemendje jo vetem qellimive utilitare dhe qendrueshmerise , por edhe persosmerise estetike me te cilen synonte te shprehte ndjenjen e madheshtise dhe  e te pushtetit .  Keshtjella e Gjirokastres (1812-1813) eshte nje nga ndertimet me te rendesishme te arritura nga Ali Pashe Tepelena . Pershtatja me  terrenin shkembor te kodres , konstruksionet e guximshme  , kullat e larta 30 m , sistemi i galerive , dhe ujesjellesi 7 km i gjate i ngritur mbi nje sistem kanalesh e urash madheshtore e  bejne te admirueshme kete veper gjigante te arkitektures ushtarake , e cila edhe per aq sa ruhet ne ditet e sotme mbetet terheqese per vizitorin .
3-Skulptura e shekullit XVI-XVII ne Shqiperi.
Skulptura nuk mori funksion te pavarur .Ajo i sherbeu si element dekorativ arkitektures , ne forme elementesh zbukuruese te lidhura me ballina ndertesash , me porta e me dritare , shtylla e gura varresh . Ne keto skulptura me shume se ne cdo pjese tjeter te artit figurative shfaqen elementet e artit popullor , gje e cila dallohet nga veshjet ,  nga shkorsat dhe nga qeramikat popullore . Keto skulptura  jane paraqitur ne forme lulesh , nganjehere edhe kafshesh , por kurre njerzish .Ne shekullin XV krahas renies se pergjithshme ekonomike  ,bie influence e fuqishme e Bizantit dhe , nga ana tjeter rritet ndikimi i vendeve perendimore ,Si rrjedhim arti ne vendet e Bizantit si Greqia , Bullgaria , Rumania , Serbia dhe sigurisht Shqiperia dalengadale zhvillohet tani ne formen e nje arti pas bizantin ne keto vende . Veprat e artit pasurohen  me elemente kombetare te shoqeruara me elemente etnografike popullore , me elemente realiste dhe origjinale . Por megjithate kjo verimtari vazhdoi te ishte e lidhur me artin bizantin dhe ate te rilindjes europiane sidomos me ate te Venedikut , dhe ishujve Mesdhetare si Kreta , Korfuzi , etj .

1-Percaktimi i tematikes kryesore te veprave te humanisteve shqiptare .
   Ne shekujt XVI-XVIII qe i perket periudhes se pas Humanzimit dhe Rilindjes , tema qendrore e humanisteve shqiptare lidhej me heroin kombetar Skenderbeun . Ne fillim te shekullit te XVI Onufri i Madh krijonte artin e ikonografise qe lidhej kryesisht me tematiken kishtare , nderkohe qe i pari qe hodhi bazat e iknografise me realiste ishte David Selenica  , i ndikuar nga Venediku dhe qendrat e medha europiane si Vjena , Budapest , etj te gjitha keto nen ndikimin e Humanizmit dhe Rilindjes . Nderkohe qe ne arkitekture pavarsisht ndikimit te fuqishem te perandorise osmane ndiheshin qarte edhe elementet popullore vendase .
2-Argumentimi i kontributit te artisteve shqiptare ne kulturen europiane
Kontributi i humanisteve shqiptare  eshte vecanerisht i dukshem dhe i rendesishem per historine tone , por edhe per historine e Europes se asaj kohe . Heroi yne kombetar Skenderbeu , si udheheqes popullor ne krye te llufterave mbrojtese dhe frymezues i lufterave clirimtare , ka qene ne qender te veprave te humanisteve shqiptare. Humanistet shqiptare ndikuan pozitivisht ne opinion evropian mbi Shqiperine dhe shqiptaret . Ata krijuan marredhenie te mira me  perfaqesues  me ne ze te Humanizmit europian . Nga humanistet e huaj , si Erazmi I Roterdamit ka vleresuar veprimtarine mendore dhe shkencore te Marulit , Becikemit , dhe humanisteve te tjere shqiptare . Shume prej veprave te humanisteve shqiptare kane hyre  tashme ne fondin e arte te pasurise kulturore europiane qe i takon eriudhes se humanizmit .
3-Te gjykoje mbi vleresimin qe i eshte bere humanisteve shqiptare .
Humanistet shqiptare  dhane nje kontribut te cmuar per periudhen e Humanizmit. Fatkeqesisht Shqiperia ndodhej ne kondita me te veshtira  se vendet e tjera te prekura nga humanizmi dhe shume prej veprave te krijuara ndoshta kane mbetur me ne heshtje se sa shume kryevepra qe u bene simbol i humanizmit dhe rilindjes . Ndaj gjykoj qe fakti qe pjesa me e madhe e veprave te humanisteve shqiptare ruhet ne fondin e arte te pasurive kulturore eshte nje tregues i qarte qe artistet shqiptare humaniste jane vleresuar per vepren e tyre dhe per kontributin e tyre  , kontribut i cili beri te njohur Shqiperine ne Europe .
4-Te analizojme ngjashmerite dhe vecorite e humanizmit ne Shqiperi dhe ne Europe .
Vecorite e humanizmit dhe Rilindjes ne Europe :
·         Piktura – temat e piktoreve nuk merreshin nga jeta qiellore e jeta kristiane , por nga natyra dhe jeta njerzore ,ku pasqyrohet forca fizike e mendore e njeriut te thjeshte .Perdorimi i ngjyrave i jepte piktures gjalleri duke e shkeputur nga piktura e zbehte kishtare .
·         Arkitektura – ndertesat jane plot kolona , shume elegante , me kube e drite .Rendesi te vecante merr stilli korintik .
·         Skulpture – artistet skulptore  drejtojne vemendjen e tyre nga veprat e famshme te antikitetit si te Fidias e Mironit . Skulpturat paraqesin gjalleri , force , bukuri , harmni . Ato nuk ishin te ngurta si skulpturat kishtare .
Vecorite e humanizmit dhe Rilindjes ne Shqiperi :
·         Piktura –ne pikture dega me e zhvilluar ishte ikonografia , Ruhej tematika liturgjike por ne keto piktura mbizetoronin ngjyrat e  ndezura duke dale nga zbehtesia kishtare. Gjithashtu ketyre pikturave iu shtuan edhe tematikat realist dhe nga jeta origjinale.ne qender ishte figura e heroit kombetar Skenderbeut .
·         Arkitektura – Ndertesat ishin te llojeve te ndryshme  nga me te thjeshtat deri tek ndertimet klasike .Mbizoteronin ndertimi i xhamive ,kishave dhe keshtjellave .
·         Skulptura – u shkeput shume pak nga arti mesjetar . Ajo ishte perseri nje detaj zbukurues i arkitektures 
“  Ndikimi  i aktit te te drejtave  ,  te deklarates se pavarsise dhe deklarates mbi te 
      drejtat  njeriut  dhe qytetarit ne qyteterimin e sotem , “
1-                       Hyrje
Akti i te drejtave
Akti i te drejtave eshte nje akt i parlamentit te Anglise i miratuar me 16 dhjetor 1689 . Ai percaktoi kufizime ne kompetencat e mbretit , percaktoi te drejtat e parlamentit, percaktoi rregullat dhe lirine e fjales ne parlament , gjithashtu dhe te drejten per peticion monark pa frike nga hakmarrja . Ai fliste dhe per te drejtat e njeriut si dhe per tolerancen fetare . Me ane te ketij akti u zgjidhen edhe ceshtjet e parlamentizmit . Pra Akti i te drejtave rregulloi marredheniet mes mbretit e parlamentit, siguroi parlamentarizmin dhe te drejtat e njeriut . Ligji i tolerances 1694 siguroi lirine e fese ,shtypit dhe pavarsine e gjyqesorit .
Deklarata e Pavarsise .
Deklarata e pavarsise se SHBA u miratua nga Kongresi me 4 korrik 1776 dhe u hartua  nga Tomas Xheferson . Deklarata u ratifikua nga 56 delegate te Kongresit Kontinental  me qellimin njoftimin dhe shpjegimin e shkeputjes nga Mbreteria e Bashuar .  Rendesia e Deklarates se Pavarsise u rrit me kalimin e viteve . Citimi me i rendesishem qe sot cilesohet si nje nga shprehjet me te permendura ne gjuhen angleze eshte : “ Te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte dhe jane pajisur nga Krijuesi  i tyre me te drejta te patjetersueshme nder te cilat jane liria , jeta dhe kerkimi i lumturise .
Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit .
Me 26 gusht 1789 Asambleja Kombetare ne France miratoi Deklaraten e te Drejtave te Njeriut dhe Qytetarit . Ky dokument  mbeshtetet ne frymen e ilumizmit , ne Aktin e te Drejtave britanike dhe ne Deklaraten e Pavarsise se Shba . Deklarata shpallte barazine e te gjithe njerzve (burrave) pasi grate nuk e gezonin kete te drejte . Sipas deklarates qellimi i grupimi politik ishte mbrojtja e te drejtave  themelore te njeriut te cilat ishin liria , prona , siguria dhe kundershtimi i shtypjes . Gjithashtu deklarata shpalli se i vetmi Sovran ishte populli
 1-Ngjashmerite midis  Aktit te te drejtave , Deklarates se Pavasise dhe Deklarates per te drejtat e njeriut dhe qytetarit .
·        “AKTI   I  TE DREJTAVE “ ( Bill of rights )
Te mbledhur ne Uestminster , Lordet shpirterore dhe te perkohshem dhe Komunat , perfaqesuar  ligjerisht nga te  gjitha rangjet popullore te kesaj mbreterie teresisht te lire    , me 13 shkurt 1689 , ne prani te Madherive te tyre , te njohur si Vilhelmi dhe Maria , princ  dhe princeshe e Oranxhit , bene nje deklarate  me shkrim si me poshte :
1-Pretendimi i pushtetitit mbreteror per mospranimin e Parlamentit    , eshte i paligjshem.
2- Pretendimi i pushtetit mbreteror   per te shkarkuar nga e drejta ligjore ose nga ekzekutimi i ligjeve , sic ka qene ushtruar ne te shkuaren , eshte i paligjshem. .
3- Kerkesa per te ardhura (financime , taksa ) per Kuroren ose per perdorimin e tyre nen pretekstin e privilegjit  , pa miratimin e Parlamentit , per nje kohe me te gjate ose  ne nje menyre tjeter  nga ajo qe  eshte ose  do te miratohet nga Parlamenti , eshte e paligjshme .
4-Ngritja ose mbajtja e nje ushtrie  te mbreterise ne kohe paqeje , pa miratimin e Parlamentit  eshte kunder ligjit .
5-Mbajtja e armeve nga nenshtetasit protestues sipas nevojes se tyre eshte e lejuar me ligj .
6-Zgjedhjet e anetareve te Parlamentit duhet te jene te lira .
7-Liria e fjales , e shqyrtimit ose e procedimit ne gjirin  e Parlamentit nuk mund te pengohet  ose te diskriminohet nga asnje trup gjykues apo nga ndonje vend tjeter jashte pervecse Parlamentit .
8-Nuk mund te kerkohen garanci as te imponohen gjoba te teperta dhe denime te ashpra shtese ( pra , jo me shume sec e lejon ligji . )
9-Per te vene vend te gjitha padrejtesite dhe per permiresimin , perforcimin , ruajtjen e ligjeve , Parlamenti duhet te mblidhet here pas here .
   Ata ( Parlamenti) qe kerkojne dhe pretendojne me kembengulje te gjitha ato qe u thane me lart , si te drejta dhe liri te padiskutueshme te tyre dhe qe asnje deklarate  gjykim , akt apo procedure ne dem te popullit ne njeren   prej pikave te lart permendura ne asnje menyre te mos sherbeje si  precedent ose si shembull ne te ardhmen .
·       Analizimi  i ndikimit te tyre ne mendimin boteror , kushtetutat e sotme dhe ne qyteterimin e sotem .
Te tri dokumentat luajten nje rol te rendesishem jo vetem per kohen ne te cilen hyne ne fuqi por edhe per vitet qe pasuan , madje deri ne ditet e sotme ndihet ndikimi i tyre. Akti i te drejtave u be nje simbol perfaques i Anglise , Deklarata e Pavarsise se SHBA u be nje simbol i lirise jo vetem ne ShBA por ne mbare boten , ndersa Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit eshte sot nje nga bazat e kushtetutave europiane dhe sot eshte e vertetuar shprehja e kesaj deklarate : “ Deklarata ka vlere jo vetem  per francezet , por per te gjithe popujt , te gjitha vendet e te gjitha kohet . “
KJo eshte e gjtha ne vija te pergjithshme por me gjeresisht po ndalem tek ndikimi i Deklarates se Pavarsise se ShBA . Vete hartuesi i kesaj deklarate Tomas Xheferson , eshte shprehur qe pavaresia e  Amerikes do te jete nje force katalizatore  si top i lirise e quajti ai i cili shume shpejt do te rendte neper gjithe boten . E para erdhi Franca  , e cila perfshire nga trazirat  kishte ku te mbeshtetej ku me kryesorja ishte deklarata e pavarsise se SHBA dhe letersia iluministe te cilat ndikuan ne hartimin e deklarates se te drejtave te njeriut dhe qytetareve , Cuditerisht perfaqesues i Amerikes ne France ishte vete Xheferson qe u be nje perkrahes i flakte i ndryshimit  ne France .Udhëhequr nga skllavi i lirë Tusan L'uvertur i cili citonte deklaratat e Amerikës dhe Francës për t'i dhënë zjarr revoltës, Haiti e fitoi lirinë e vet në 1804. Ironikisht, ish skllevër në Haiti e kishin përdorur Deklaratën e Pavarësisë si model në luftën e tyre për liri, ndërkohë që ky dokument nuk jepte të drejta të tilla për skllevërit në Shtetet e Bashkuara.
Në vitet e mëvonshëm, pjesë nga deklarata u cituan dhe riinterpretuan për lëvizje të tjera pavarësie në Greqi, Poloni, Rusi dhe në të gjithë Amerikën e Jugut. Një botë perandorish po kthehej gradualisht në një botë shtetesh sovranë.
Ndikimi  i Aktit te te Drejtave  ne kushtetutat boterore .
Një numër vendesh si Franca dhe Shtetet e Bashkuara i kishin kartat kombëtare të të drejtave të njeriut, dokumente këto që nuk kishin fuqi përtej kufijve shtetërorë të vendeve përkatëse.
Më 10 Dhjetor 1948, Kombet e Bashkuara me shumicë absolute miratuan Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme, të mbajtur në Paris.
Duke folur në prag të votimit për Deklaratën, Eleanor Roosevelt, kryetarja e grupit që hartoi dokumentin, i bëri një thirrje të ndjerë Asamblesë.
"Qëndrojmë sot këtu në vigjilje të një ngjarjeje të madhe si për Kombet e Bashkuara, edhe për njerëzimin. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut mund të kthehet në Magna Carta-n ndërkombëtare të të gjithë njerëzve, kudo që janë", tha Eleanor Roosevelt.
Dhe koha tregoi se kishte të drejtë.
Ashtu si Magna Carta, dokumenti ligjor i Anglisë së shekullit të 13-të, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u bë një nga dokumentet themelore të demokracive të pas Luftës së Dytë Botërore.

Tek ajo u bazua hartimi i një numri të madh kushtetutash kombëtare dhe një morie marrëveshjesh ndërkombëtare.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut konsiston në 30 nene që sanksionojnë të drejtat themelore, siç janë e drejta e fjalës, besimit fetar, shtypit, grumbullimit, e drejta për arsimim, për punë dhe për të jetuar të lirë nga skllavëria.
Sipas librit të rekordeve, Guinness, është dokumenti më i përkthyer në botë.

Si perfundim themi qe te tre  dokumentat kane qene celsi i ndryshimit te shoqerive boterore  dhe mbi to u ngrit baza e shoqerore sot . Mbi cdo cep te botes vepron nje kushtetute qe pse jo i ka rrenjet ne nje nga keto kolosale te lirise  .



Perfundime  :  Mbas leximit te tri dokumentave me rendesi boterore verejme shume ngjashmeri midis tyre . Akti i te drejtave u miratua ne Angli mbas Revolucionit te Lavdishem dhe u pa si nje hap i rendesishem ne zhvillimin e monarkise kushtetuese . Ndersa Deklarata e Pavarsise se ShBA u miratua ne 4 korrik 1776 ne Kongresin e 2 kontinental . Me 26  gusht 1789 ne France shpallet Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit . Verejme qe te gjitha datat historike jane rrjedhoje e revulucioneve, e thene ndryshe e nevojes per ndryshim .  Pra te tre keto dokumente jane perfundimi ( produkti ) i ndryshimeve qe preken vendet ne te cilat u miratuan . Kjo ngjashmeri lidhet me situatat historike ne te cilat u miratuan . Ndersa  ne lidhje me strukturen ndertimore te tyre apo te subjektit perseri hasim ngjashmeri . Akti i te drejtave rregullonte me ane te ligjeve kufizimin e pushtetit mbreteror , trajtonte te drejtat e njeriut dhe zgjidhte ceshtjen e parlamentizmit . Ne dekleraten e Pavarsise se ShBA – se trajtohen ceshtje qe lidhen me pavarsine e vendit  , te drejtat e shtetasve te ShBA-se dhe bashke me shpalljen e Kushtetutes sollen formimin e shteteve te pavarura duke larguar perfundimisht sundimin kolonial dhe duke zgjidhur ceshtjet e brendshme te shtetit , midis te cilit me e rendesishmja zgjedhja e formes se qeverisjes dhe ndarja e pushteteve . Edhe Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit zgjidhte po te njejtat probleme madje ajo u ndertua dhe hartua duke u mbeshtetur mbi aktin e drejtave dhe mbi deklaraten e pavarsise se ShBA . Pra ngjashmerite nenkuptohen thjesht  .

Letersi

Analize analitike e tekstit "Kumbulla pertej murit."
 Ky tregim flet per Lec Gurmollen,I cili kthehet nga jashte vendit ku kishte mbaruar shkollen.Ate vetvetiu e pushton malli per te provuar ndjenjat e femijerise , malli per t'u kthyer ne te shkuaren.Ky tregim ben nje perjashtim nga struktura tradicionale.Ai nis :"Kjo I ndodhi Lec Gurmolles…" Pra autori na jep nje zgjidhje thuajse qe ne fillim.Ne tekstet e tjera hyrja zakonisht zgjat nje ose dy paragrafe,por ketu ndodh ndryshe.Pershkrimi I natyres I mpleksur me ndjesite e perhumbura te personazhit ndertojne disa paragrafe te lidhura me thjeshtesi qe  te japin pershtypjen e hyrjes te tejzgjatur.Peripecite e personazhit fillojne pikerisht aty kur ai vendos te kaperceje murin.Muri,ky simbol i shumeperdorur ne tregim ben ndarjen midis dy boteve qe cojne ate drejt peripecive te reja.Ashtu si cdo tregim tjeter edhe kjo pjese ka nje pike kulmore e cila identifikohet ne momentin kur djali takon zonjen e moshuar.Eshte pikerisht ideja se djalin s'do ta shohe njeri teksa ngjitet ne mur,duke shperfillur cdo parim te tij.ai e mendon kete sepse vetem keshtu s'do mundet te ndale veprimin e tij.Ndaj pika kulmore puthitet e takimin e papritur te djalit me gruan.Zgjidhja eshte me e pritshme.Takimi i djalit me gruan i sherben atij si pike takimi me femijerine e tij te larget.Autori shuan cdo dyshim qe vertetesia e atyre ndjenjave ishte e vertete.Veme re se midis te dyve ekziston nje natyrshmeri ne sjellje qe nxjerr ne pah lumturine e shpirtit te te dyve.Ndaj eshte e sakte nese thuhet qe zgjidhja eshte perballja relative e djalit me gruan.Percaktimi i kohes ne kete pjese eshte disi i veshtire.Ja pse:"Kjo i ndoshi Lec Gurmolles" Eshte pikerisht kjo fraze qe na pergatit per nje udhetim ne te shkuaren,por shtjellimi i ngjarjeve e ben me te veshtire.Ne do te udhetojme ne femijerine e Lecit nderkohe qe ai ecen ne te tashmen.Pra etalonet e kohes jane te mbifutura tek njera-tjetra , aq bukur sa qe po te rrenosh ne to te duket sikur i zbut hijeshine.Autori rrefen per nje te ri,ne kohen kur ai mbaron studimet.Zgjedhja e kesaj kohe nuk eshte e rastesihme kjo per dy arsye.E para sepse tashme ai eshte nje njeri i kultivuar qe nuk kryen me veprime jashte rregullave , gje e cila vendset ne antiteze me poshte.E dyta sepse duke studiuar jashte malli per vendin dhe kohen e vjter  eshte me i madh se ne cdo cast  tjeter te jetes.Kalimi  i kohes , qe si element ben lidhjen midis kohes se fabules  dhe te rrefimit , jepet nepermjet murit.Muri ,ky simbol i arritur dikur i bardhe dhe sot i nxire e i rrenuar nga koha.Ketu teoria e Frojdit ze perfektesisht vend . Njeriu "vuan" nga instiktet e rikthimit ne fillimet e ekzistences.Ngjarjet rrjedhin ne 2 dimensione te ndryshme.Ne boten femijerore ku gjerat rrjedhin ngadale ose ndalen fare , ndersa ne boten reale aty ku Leci  vepron gjerat ecin me hapin e kohes.Shtrirja disa planeshe ne kohe eshte nje nga vetite dalluese te ketij teksti ,element qe thyr edhe kuptimin filozofik te pjeses.
Fjala "kopesht' perdoret disa here ne tekst.Por fillimisht le te bejme nja analize te shkurter te "skemes" qe na ndertuar autori : dy kopeshte te thjeshta,te ndara nga nje mur .Kopshti i dajave me kopshtin e gruas,hija perballe diellit te arte,instikti perballe arsyes,te gjitha te ngritura mbi bazen e kontrasteve.Pra dy kopshte qe krijojne nje kontrast me mendjen e personazhet simbolikisht perfaqesojne dy kohe te ndryshme.Hapesira nuk jepet e pafundme,fundja pse autori nuk zgjodhi nje rruge per te na kujtuar jeten?C'kuptim do te kishte neqoftese nuk permban brenda dozat e kujtimeve?
Te klasifikosh kete tekst eshte gjithashtu e veshtire.Leci jeton ne nje bote reale , pra teksti eshte realist.Por jo ! Kjo nuk eshte gjitheperfshirese.Ai i perfshin valle realiteti mendimet fantastike te tij,germimet psikologjike ne ndergjegjen njerzore apo menyren filozofike te kendveshtrimit mbi jeten?Une them jo.Ky tekst perafrohet me fantastiken sesa me realitetin.Megjithate si gjini letrare i perket teksteve rrefimtare psikologjike.
I gjithe tregimi ndertohet mbi bazen e dy personazheve ,Lecit dhe gruas.Protagonisti eshte djali dhe i ndihmuar nga gruaja arrin qellimet e tij fillestare.Djali eshte nje personazh kompleks.Ai shfrytezon cdo moment per te nxjerre ne pah ate qe do.Lufton me cdo pjese te tij per te arritur ate qe do.Malli per femijerine e ndihmon te kaloje pengesat ndergjegjesore.Keto pengesa nuk jane me te pastra(muri i bardhe,simbol i naivitetit femijor,pa vetedije sociale,tashme eshte i zi dhe i njollosur nga faji universal.)Me ane te ketij personazhi ne nuk kuptojme thjesht nje shfrenim te ndegjegjes perballe instikteve biologjike.Fundja njeriu eshte nje enie komplekse ndergjegje+instikt.Personazhi yne krijon nje raport mmidis"unit" dhe botes se ndaluar ,qe rrethohet nga "muret" e forta te arsyes.Gruaja paraqitet si forca frenuese e nje te rrituri perballe asaj femijerore.Vecantia e ketij personazhi eshte se paaraqitet si nje zbulim i djalit,pavarsisht se ai e di qe nuk eshte hera e pare qe e sheh.Gruaja pavarsisht se e thyer ne moshe ,kurre nuk paraqitet e rrudhur apo e ndryshuar nga koha.I vetmi detaj qe nxjerr ne pah autori jane syte e saj te zinj . Syte ne fakt nuk plaken kurre , mbeten po aq te rinj sa ne fillim.ne fund ata sy qeshin e qajne njekohsisht , ne heshtje  dhe ngjajne tamam si pergjigje per djalin.
Tregimi eshte i rrefyer ne veten trete,pra autori eshte nje personazh i jashtem.Pavarsisht kesaj tregimi eshte teper i goditur.Nuk mundesh te gjesh ndryshimin midis dikujt qe e ka perjetuar kete situate dhe rrefimtarit.Ernest Koliqi ka pasur ne dore celesin per te hyre ne nje bote te njeriut qe shume prej nesh e njohin pak.
Kopshti,muri dhe kumbulla ne kete tregim jane figura te simbolit.Keto terma perdoren si simbol ,por vetem per vetite themelore te tyre , duke anashkaluar cilesite e tjera.Kopshti eshte senduk i kujtimeve,kumbulla thekson deshirat e personazhit ndersa muri simbolizon pengesen per te arritur keto deshira.Per te arritur kete qellim autori perdor edhe ngjyrat.Fillimisht prane murit te njollosur qendron jasemini,i bardhe dhe kacavjerres,teresisht ne antiteze me murin.Jasemini simbolizon deshiren mistike qe ekzisston ne boten e fshehte te cdo njeriu.ndersa ngjyra e kumbullave jepet e verdhe si dylli ne fjaline"Nje deshire e falisun per ato kokrra te vogla te verdha me ngjyren e dyllit." Kane ngjyren e dyllit sepse ato jane ne driten e diellit ne nje bote te larget femijerie.Pra qellimi i autorit eshte te ndertoje dhe te zbertheje nje personazh ashtu sic eshte me te mirat dhe te keqijat e tij.Secili prej nesh mbart nje labirinth ne vetvete dhe te pakte jane ato qe dine te gjejne rrugedaljen per tu ndiere te cliruar ne fund.
Ligjerata e perdorur eshte e zhdrejte dhe kjo justifikonedhe faktin pse rrefimi ne veten e trete eshte me i komletuar.Vecori e ketij rrefimi tregimtar eshte gjuha simbolike dhe alegorike e perdorur. 
Nje shaka e vogel-Anton Çehov
Fabula:Te dy te rinjte,qe ndodhen maje nje mali,vendosin nje rreshtitje me slite.Vajza megjithese e ndjente friken ,vendosi te pranoje.Ne rreshkitje e siper,vajza degjon pershperitjen e fjaleve " Une ju dashuroj Nadja."Keto fjale ja peshperiste djali megjithate vajza e veshur me hijen e dyshimit nuk arrinte te kuptonte nese ishte era apo djali  qe e torturonte me ato fjale.Kjo e shtyn ate te provoje tre kater here te tjera e megjithate akoma nuk e dinte pergjigjen.Bora shkriu dhe shpresa per te gjetur dilemen u shua.Mbas disa vitesh Nadja ishte martuar me tre femije ndersa djali shkoi ne Peterburg.Megjithate kjo shaka nuk u harrua.
Qemtimi I rrefimit:Hyrja perfshin paragrafin e pare,e cila si zakonisht na mundeson njohjen me vendin,dy personazhet kryesore dhe me kohen e ngjarjeve.Nepermjet hyrjes kuptojme qe ngjarjet zhvillohen  ne nje maje mali te larte,ne nje kohe dimri me acar ku dy personazhet jane Nadjenka dhe djali.
Peripecite e personazheve nisin pikerisht aty ku ata vendosin te rreshqasin me slite.
Kulmi.Pika kulmore arrihet ne momentin kur Nadja te rreshqase e vetme qe te heqe dyshimet qe ka.
Zgjidhja arrihet kur bora shkrihet,vjen pranvera.Nadja martohet ndersa djali largohet.
Koha e fabules perfshin vetem periudhen e dimrit,kohe e cila pershtatet me pasigurine qe kaplon vajzen.Ndersa koha e rrefimit perfshin nje interval me te gjate kohor.Sepse rrefimtari nepermjet kohes jep zgjidhjen e ngjarjes.
Pershkrimi sipas rradhes i ngjarjeve:Ndodh rreshqitja e pare me saje
2)Vajza degjon peshperitjen e pare.
3)Te dy provojne tre rreshqitje te tjera
4)Vajza vazhdon te dyshoje per vertesine e fjaleve.
5)vajza rovon te fluturoje e vetme.
6)Shakaja e vogel mer fund kur Nadja martohet dhe djali largohet.
Hapesira:Nepermjet hapesires paraqitet hyrja e ngjarjes : " Qendrojme mbi nje maje mali te larte.Prej kembeve tona e deri rreze fushes zgjatet pjerrina e lemuar me te cilen dielli shihet si me pasqyre.Hapesira luan rol te rendesishem sepse nepermjet saj pershkruhet ndjesia e perssonazhave.Keto dy elemente qendrojne ne sinkrome me njera-tjetren.Kjo del me shume ne pah ne fjaline:"Mali yne i akullt behet i erret,e humb shkelqimin e tij dhe me se mbrami shkrin." Kjo fraze e cila pershkon hapesiren ku ndodhin te gjitha ngjarjet na pergatit per ate qe do u ndodhe personazheve.
Kjo koncepton hapesiren ne pamje te pare,sepse nese i referohemi hapesires qe ze autori kur autori peshkruan ngjarjet atehere do na nevojitet te bejme percaktimin e llojit te tekitit,te cilen e kam shtjelluar pak me poshte.
Trillimi dhe realiteti:Mendoj se autori eshte nje mjeshter i groteskut,sepse ai di si ta perdore kete vecori artistike.Pra nderthyr realen me trillimin.Ne veper kemi nje paraqitje artistike te reales e dukurive njerzore por duke i zmadhuar disi me qellim krijimin e nje vepre artisktike te spikatur ku keto dukuri dalin ne pah.
Personazhet:Dy jane personazhet e letij teksti ne te cilin eshte e veshtire te dallohet protagonisti dhe antagonisti duke qene se ngjarjet rrotullohen rreth dy personazheve.
Nadja:(sipas karakterizimit fizik) floke kacurrela,sy te zinj,buze te holla,e gjate,etj.
           (sipas karakterizimit psikologjik) e ndrojtur,pa deshire per aventura,kembengulese,e     pasigurt,dyshuese etj.
Djali:(ana fizike)i gjate ,i pashem,bjond,sy shkruar etj.
         (ana psikologjike) enigmatik,i pasigurt,intrigues,aventurier etj.
Sjelljen e Nadjas do ta cilesoja dinamike sepse udhehiqet nga bota e ndjenjave,bote kjo teper dinamike.Ndersa djali eshte me i qendrueshem pasi i con gjerat deri ne fund dhe e shfaq qe ne fillim boten e tij pa komplekse.
Rrefimtari:I gjithe tregimi eshte shkruar ne veten e pare,Pra rrefimtari eshte i brendshem.Pikerisht ky element ja shton me teper vlerat ketij teksti,duke e bere ate me te ndjeshem e me real.Fakti qe rrefimtari eshte personazh na lejon ne te depertojme me lehte ne idealet ndijore te dy personazheve.
Qellimet e autorit:Autori ka ngritur dy personazhe tper reale,te ndryshem midis tyre,te cilet ndoshta i cdo dite e nuk jemi ne gjendje te kuptojme ashtu si autori na i paraqet .Vajza e brishte qe rrembehet nga lumturia e castit dhe hidhet ne krahet e pasigurise qe te ofron era.Ndersa djali i shtyre nga rreziku thote fjale qe me pas i justifikon si shaka.Qellimi i autorit eshte te na sjelle ne menyre reale boten e dashurise,ashtu sic eshte ajo komplekse.
Teknikat e rrefimit:Autori perdor nje gjuhe te thjeshte te kuptueshme per te gjithe.Persor ligjeraten e drejte qe ngjarjet te duken si te shkeputura nga realiteti dhe te vijne tek ne.Kjo eshte nje nder arsyet pse teksti duket realist pavarsisht se elementet te tjeta te tij nuk thone te njejten gje.
                                                                Perfundimet e punes:
Fragmenti I shkrimtarit rus Cehov flet per 2 te rinj qe perjetojne bashke dicka te paharrueshme,por qe per forca mistike mbetet brenda kusdrit te shakase.Fokusohemi pak tek struktura e tekstit.Ai,si zakonisht nis me nje hyrje,ku pershkruhet vendi ku dy te rinjte do te ndjejne magjine t'ju pershkroje trupat.E vacante eshte se jo si zakonisht pershkruan nje vend te akullt.Pra me pak fjale nuk te pergatit per ate qe vjen me pas.Megjithate kjo duhet pare ne dy kendeveshtrime:
E para ,qe autori ka pasur si qellim te krijoje kontrastinmjedisit dhe botes  shpirterore te ndezur nga mijera grade nga ndjenjat.Ndersa kendeveshtrimi I dyte,ndryshon nga i pari.Pasi autori lidh hyrjen me fundin e pjeses.Mjedisi i akullt,jo teper frytedhenes e jo simbol i shpreses jane justifikimi per fundin e papritur te ngjarjes.Autori eshte nje mjeshter i groteskut pasi ngjarjet reale,teper te zakonshme i ka ndertuar ne menyre te tille qe te rrjedhin me shpejt se zakonisht.Ne kete forme ai krijn iluzionin e kujtimit dhe te mendimeve sepse vetem ato,kane aftesine te qe te rrjedhin aq shpejt.Intriga dhe enigma e djalit vendosen perballe brishtesise dhe naivitetit te vajzes dhe te dy karakteret se bashku ndertojne peripecite e tekstit.Gjate leximit ne hasim surpriza.Mbyllja eshte teper e papritur dhe zgjidhja e problemit jepet me ane te nje artifice.I cuditshem eshte edhe fakti se e gjitha ngjarja dinamike realizohet mbi bazen e dy personazheve . Vajza perfaqesuese e te gjitha vajzave qe dashurojne sinqerisht,qe gjejne guzimin te shkojne kundra rrymes vetem qe te gjejne te verteten,a thua se ajo eshte prehja shpirterore e saj.Ndersa djali qe ne tekst perngjason pak me eren qe sjell tek ne enigmen dhe pasigurine.Ai nuk ofron as qendrueshmeri e megjithate vajza ndihet mire ne krahet e tij.Nje element tjeter i tekstit eshte edhe fakti se ngjarjet ndodhin kur te dy personazhet jane perballe frikes se vdekjes.Gjate rreshkitjes ato magjepsen nga forca e eres dhe tremben nga rreziku i jetes.Keshtu ata shtyhen te provonin gjera qe ndoshta ne nje gjendje me te sigurt e te qendrueshme s'do ti benin.Si perfundim teksti ka rendesi si veper letrare sepse ka aftesine qe kushdo e ka te na beje te identifikohemi ne te.

Friday, December 30, 2011

RECETA GATIMI

SALLATRA TE NDRYSHME
Sallate me domate 
Per nje sallate me domate ju duhen (sasia fakultative, ne varesi te oreksit, gjelleve shoqeruese dhe numrit te pjesemarresve):
domate
kastravec
qepe
majdanoz
vaj ulliri
kripe
Prijini domatet, kastravecet qepet (pasi t'i keni pastruar e thare) ne copa te vogla, apo te medha (sipas deshires). Shtojini majdanozin e fresket te prere imet, kripe dhe vaj ulliri para ngrenies. Perziejini mire dhe ... shijojeni. Sipas deshires mund t'i shtoni edhe djathe te bardhe, spec apo ullinj. Mund te perdoret edhe uthulla 
Sallate me laker

Për 500 g lakër duhen :
vaj 3-4 lugë gjelle,
uthull 2 lugë gjelle,
kripë, sheqer,
majdanoz 2-3 fije.
Pergatitja:
Për sallatë përdoret lakra e ëmbël. Koka e lakrës pastrohet nga gjethet e dëmtuara, shpëlahet, pritet përgjysmë ose në katërsh dhe duke mbajtur koçanin, pritet në fije të holla, spërkatet me kripë, piper të kuq dhe pak sheqer. Shtypet derisa të lëshojë lëng, përzihet me vaj e uthull dhe vendoset në pjatë. Për ta zbukuruar i hidhet majdanoz i grirë hollë dhe gogozhare. Kjo sallatë mund të përgatitet dhe ndryshe : lakra e prerë hollë vendoset në tenxhere, i shtohet kripë dhe uthull. Pastaj ngrohet e përzihet derisa të shihet se është zbutur pak. Lihet të ftohet dhe rregullohet me vaj e uthull.
Sallate me kungulleshka
Për 1 kg. kungulleshkë duhen:
•vaj për skuqje (1/2 filxhan çaji),
•2 lugë gjelle miell,
•kripë,
•piper,
•2 lugë gjelle vaj ulliri,
•2 kokrra hudhër,
•pak rriska qepe të kuqe,
•2 lugë gjelle uthull,
•sallatë e gjelbër.
Pergatitja:
Kungulleshkave të njoma u hiqet cipa duke i kruar me thikë, shpëlahen dhe priten në feta. Pastaj shtohet kripë e piper, lyhen me miell nga të dyja anët dhe skuqen. Kungulleshkat e skuqura vendosen në pjatë dhe u hidhen hudhrat e shtypura me vaj ulliri e uthull, rriskat e qepëve dhe sallata e gjelbër. Kjo sallatë mund të shoqërohet dhe me kos.
  Sallate me brokoli

 Perberesit:
* Sallatë e gjelbër,
* ton-konservë,
* kokrra misri të ziera,
* kaçkavall i prerë në katrorë të vegjël,
* lulelakër e gjelbër (brokoli),
* domate,
* kripë,
* uthull molle,
* vaj ulliri.
Përgatitja:
Brokoli vlohet 5 minuta. Toni grimcohet. Mbi fletë sallate të vendosura në pjatë, radhiten domatet e prera në rrathë. Toni, misri dhe kaçkavalli përzihen dhe derdhen në mes të pjatës. Aty këtu vendosen edhe lulet e brokolit. Me përzierje vaji, uthulle dhe kripë, spërkatet sallata disa minuta para servimit.
Sallatë me peshk 
Përgatitja për 4 persona: 
• 280 gr oriz për sallatën 
• 2 qepë të kuqe 
• 2 domate 
• 4 sardele në vaj 
• 1 spec jeshil 
• 100 gr sallatë 
• 1 tufë borzilok 
• 4 lugë vaj ulliri 
• Kripë, piper 
Pjekja: Lëre orizin në 3 litra ujë të vluar të kriposur. Kulloje. Për ta ftohur fute në ujë të ftohtë.
Përgatitja: Qërojini qepët dhe prit në copa të vogla. Futi për 15 minuta në ujë të ftohtë që tu largohet pak shija e fortë dhe më pas kulloji. Laji e thaji domatet dhe priti imët. Laje, pastroje specin dhe pastaj prite në copa. Priti në copa sardelet pasi ike kulluar. Së bashku futi të gjitha në një tas sallate bashkë me sallatën e larë dhe të grirë. Shto orizin. Shoqëroji me kripë, piper e vaj si dhe me borzilok të grirë.

Sallat ruse 

Perberesit:
Për 1 kg. sallatë ruse duhen 
4-5 kokrra patate mesatare,
5-6 karrota mesatare,
1 kavanoz turshi,
2 filxhanë kafeje fasule,
1 filxhan kafeje ullinj,
1 kokërr panxhare për zbukurim,
1 kokërr limon,
2 kokrra veze(një për majonezë, një për zbukurim),
1/2 fil- xhan çaji vaj kripë, majdanoz,
1-2 copë gogozhare për zbukurim.


Pergatitja:

Karotat pastrohen, lahen dhe zihen në ujë të vluar pa kripë. 1 hidhet aq ujë sa të mbulohen, ziejnë 30-40 minuta derisa të bëhen gati. Patatet e një madhësie (zakonisht merren më të voglat) lahen mirë dhe zihen të paqëruara në ujë të vluar me kripë 25-30 minuta. Pastaj ndërrohet uji dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që të mos hapen. Fasulet zihen si për sallatë fasulesh, në vend të fasuleve mund të përdoren edhe bizele të njoma. Peri- met e ziera priten në copa kubike të vogla afërsisht në madhësi të barabarta, vendosen në enë prej porcelani, shtohen tranguj turshi (mundësisht të kavanozëve) të prerë po në formë kubi.kripë, paik, uthull, majdanoz i grirëdhe përzihen me kuJdes me dy lugë ose pirun që të mosprishet forma e perimeve. Në këtë përzierje shtohet gjysma e salcës miajoneze dhe përzihet përsëri me kujdes. Në këtë salatë mund të përdoret dhe rnish viçi i zier, shpendë të zier ose peshk. Kur këto mishra priten në feta të mëdha, vihen për të zbukuruar sallatën nga jashtë,kurse kur priten në copa të vogla përzihen bashkë me të. Sallata në këto raste merr emrin sipas pro- duktit që përdoret, p.sh. sallatë ruse me mish, sallatë ruse me peshk ose me shpend.

Sallat frutash [nektarine me kanell] 

Kete sallate te ftohte nektarine jua rekomandoj pas gjelles me bizele dhe melçi.Ose dhe ne çfare ore te dites te doni mund ta perdorni.Perveçse eshte e fresket dhe e lehte, dhe shume aromatike per shkak te kanelles, do ju ulet dhe deshira per sheqerna pasi dihet se kanella e ka nje veti te tille mbi metabolizem.
Pergatitja
Per nje person:
1-2 nektarina te pjekura por jo shume te buta
nje luge embelsire kanelle
Nektarinat lijini te ftohen ne frigorifer me pare , me tej pritini ne copa jo shume te vogla.Me pas hidhini siper kanellen dhe lijini nja 10 minuta ne frigorifer sa te perzihen aromat e kanelles dhe nektarines