Letersi


Analize analitike e tekstit "Kumbulla pertej murit."
 Ky tregim flet per Lec Gurmollen,I cili kthehet nga jashte vendit ku kishte mbaruar shkollen.Ate vetvetiu e pushton malli per te provuar ndjenjat e femijerise , malli per t'u kthyer ne te shkuaren.Ky tregim ben nje perjashtim nga struktura tradicionale.Ai nis :"Kjo I ndodhi Lec Gurmolles…" Pra autori na jep nje zgjidhje thuajse qe ne fillim.Ne tekstet e tjera hyrja zakonisht zgjat nje ose dy paragrafe,por ketu ndodh ndryshe.Pershkrimi I natyres I mpleksur me ndjesite e perhumbura te personazhit ndertojne disa paragrafe te lidhura me thjeshtesi qe  te japin pershtypjen e hyrjes te tejzgjatur.Peripecite e personazhit fillojne pikerisht aty kur ai vendos te kaperceje murin.Muri,ky simbol i shumeperdorur ne tregim ben ndarjen midis dy boteve qe cojne ate drejt peripecive te reja.Ashtu si cdo tregim tjeter edhe kjo pjese ka nje pike kulmore e cila identifikohet ne momentin kur djali takon zonjen e moshuar.Eshte pikerisht ideja se djalin s'do ta shohe njeri teksa ngjitet ne mur,duke shperfillur cdo parim te tij.ai e mendon kete sepse vetem keshtu s'do mundet te ndale veprimin e tij.Ndaj pika kulmore puthitet e takimin e papritur te djalit me gruan.Zgjidhja eshte me e pritshme.Takimi i djalit me gruan i sherben atij si pike takimi me femijerine e tij te larget.Autori shuan cdo dyshim qe vertetesia e atyre ndjenjave ishte e vertete.Veme re se midis te dyve ekziston nje natyrshmeri ne sjellje qe nxjerr ne pah lumturine e shpirtit te te dyve.Ndaj eshte e sakte nese thuhet qe zgjidhja eshte perballja relative e djalit me gruan.Percaktimi i kohes ne kete pjese eshte disi i veshtire.Ja pse:"Kjo i ndoshi Lec Gurmolles" Eshte pikerisht kjo fraze qe na pergatit per nje udhetim ne te shkuaren,por shtjellimi i ngjarjeve e ben me te veshtire.Ne do te udhetojme ne femijerine e Lecit nderkohe qe ai ecen ne te tashmen.Pra etalonet e kohes jane te mbifutura tek njera-tjetra , aq bukur sa qe po te rrenosh ne to te duket sikur i zbut hijeshine.Autori rrefen per nje te ri,ne kohen kur ai mbaron studimet.Zgjedhja e kesaj kohe nuk eshte e rastesihme kjo per dy arsye.E para sepse tashme ai eshte nje njeri i kultivuar qe nuk kryen me veprime jashte rregullave , gje e cila vendset ne antiteze me poshte.E dyta sepse duke studiuar jashte malli per vendin dhe kohen e vjter  eshte me i madh se ne cdo cast  tjeter te jetes.Kalimi  i kohes , qe si element ben lidhjen midis kohes se fabules  dhe te rrefimit , jepet nepermjet murit.Muri ,ky simbol i arritur dikur i bardhe dhe sot i nxire e i rrenuar nga koha.Ketu teoria e Frojdit ze perfektesisht vend . Njeriu "vuan" nga instiktet e rikthimit ne fillimet e ekzistences.Ngjarjet rrjedhin ne 2 dimensione te ndryshme.Ne boten femijerore ku gjerat rrjedhin ngadale ose ndalen fare , ndersa ne boten reale aty ku Leci  vepron gjerat ecin me hapin e kohes.Shtrirja disa planeshe ne kohe eshte nje nga vetite dalluese te ketij teksti ,element qe thyr edhe kuptimin filozofik te pjeses.
Fjala "kopesht' perdoret disa here ne tekst.Por fillimisht le te bejme nja analize te shkurter te "skemes" qe na ndertuar autori : dy kopeshte te thjeshta,te ndara nga nje mur .Kopshti i dajave me kopshtin e gruas,hija perballe diellit te arte,instikti perballe arsyes,te gjitha te ngritura mbi bazen e kontrasteve.Pra dy kopshte qe krijojne nje kontrast me mendjen e personazhet simbolikisht perfaqesojne dy kohe te ndryshme.Hapesira nuk jepet e pafundme,fundja pse autori nuk zgjodhi nje rruge per te na kujtuar jeten?C'kuptim do te kishte neqoftese nuk permban brenda dozat e kujtimeve?
Te klasifikosh kete tekst eshte gjithashtu e veshtire.Leci jeton ne nje bote reale , pra teksti eshte realist.Por jo ! Kjo nuk eshte gjitheperfshirese.Ai i perfshin valle realiteti mendimet fantastike te tij,germimet psikologjike ne ndergjegjen njerzore apo menyren filozofike te kendveshtrimit mbi jeten?Une them jo.Ky tekst perafrohet me fantastiken sesa me realitetin.Megjithate si gjini letrare i perket teksteve rrefimtare psikologjike.
I gjithe tregimi ndertohet mbi bazen e dy personazheve ,Lecit dhe gruas.Protagonisti eshte djali dhe i ndihmuar nga gruaja arrin qellimet e tij fillestare.Djali eshte nje personazh kompleks.Ai shfrytezon cdo moment per te nxjerre ne pah ate qe do.Lufton me cdo pjese te tij per te arritur ate qe do.Malli per femijerine e ndihmon te kaloje pengesat ndergjegjesore.Keto pengesa nuk jane me te pastra(muri i bardhe,simbol i naivitetit femijor,pa vetedije sociale,tashme eshte i zi dhe i njollosur nga faji universal.)Me ane te ketij personazhi ne nuk kuptojme thjesht nje shfrenim te ndegjegjes perballe instikteve biologjike.Fundja njeriu eshte nje enie komplekse ndergjegje+instikt.Personazhi yne krijon nje raport mmidis"unit" dhe botes se ndaluar ,qe rrethohet nga "muret" e forta te arsyes.Gruaja paraqitet si forca frenuese e nje te rrituri perballe asaj femijerore.Vecantia e ketij personazhi eshte se paaraqitet si nje zbulim i djalit,pavarsisht se ai e di qe nuk eshte hera e pare qe e sheh.Gruaja pavarsisht se e thyer ne moshe ,kurre nuk paraqitet e rrudhur apo e ndryshuar nga koha.I vetmi detaj qe nxjerr ne pah autori jane syte e saj te zinj . Syte ne fakt nuk plaken kurre , mbeten po aq te rinj sa ne fillim.ne fund ata sy qeshin e qajne njekohsisht , ne heshtje  dhe ngjajne tamam si pergjigje per djalin.
Tregimi eshte i rrefyer ne veten trete,pra autori eshte nje personazh i jashtem.Pavarsisht kesaj tregimi eshte teper i goditur.Nuk mundesh te gjesh ndryshimin midis dikujt qe e ka perjetuar kete situate dhe rrefimtarit.Ernest Koliqi ka pasur ne dore celesin per te hyre ne nje bote te njeriut qe shume prej nesh e njohin pak.
Kopshti,muri dhe kumbulla ne kete tregim jane figura te simbolit.Keto terma perdoren si simbol ,por vetem per vetite themelore te tyre , duke anashkaluar cilesite e tjera.Kopshti eshte senduk i kujtimeve,kumbulla thekson deshirat e personazhit ndersa muri simbolizon pengesen per te arritur keto deshira.Per te arritur kete qellim autori perdor edhe ngjyrat.Fillimisht prane murit te njollosur qendron jasemini,i bardhe dhe kacavjerres,teresisht ne antiteze me murin.Jasemini simbolizon deshiren mistike qe ekzisston ne boten e fshehte te cdo njeriu.ndersa ngjyra e kumbullave jepet e verdhe si dylli ne fjaline"Nje deshire e falisun per ato kokrra te vogla te verdha me ngjyren e dyllit." Kane ngjyren e dyllit sepse ato jane ne driten e diellit ne nje bote te larget femijerie.Pra qellimi i autorit eshte te ndertoje dhe te zbertheje nje personazh ashtu sic eshte me te mirat dhe te keqijat e tij.Secili prej nesh mbart nje labirinth ne vetvete dhe te pakte jane ato qe dine te gjejne rrugedaljen per tu ndiere te cliruar ne fund.
Ligjerata e perdorur eshte e zhdrejte dhe kjo justifikonedhe faktin pse rrefimi ne veten e trete eshte me i komletuar.Vecori e ketij rrefimi tregimtar eshte gjuha simbolike dhe alegorike e perdorur. 
Nje shaka e vogel-Anton Çehov
Fabula:Te dy te rinjte,qe ndodhen maje nje mali,vendosin nje rreshtitje me slite.Vajza megjithese e ndjente friken ,vendosi te pranoje.Ne rreshkitje e siper,vajza degjon pershperitjen e fjaleve " Une ju dashuroj Nadja."Keto fjale ja peshperiste djali megjithate vajza e veshur me hijen e dyshimit nuk arrinte te kuptonte nese ishte era apo djali  qe e torturonte me ato fjale.Kjo e shtyn ate te provoje tre kater here te tjera e megjithate akoma nuk e dinte pergjigjen.Bora shkriu dhe shpresa per te gjetur dilemen u shua.Mbas disa vitesh Nadja ishte martuar me tre femije ndersa djali shkoi ne Peterburg.Megjithate kjo shaka nuk u harrua.
Qemtimi I rrefimit:Hyrja perfshin paragrafin e pare,e cila si zakonisht na mundeson njohjen me vendin,dy personazhet kryesore dhe me kohen e ngjarjeve.Nepermjet hyrjes kuptojme qe ngjarjet zhvillohen  ne nje maje mali te larte,ne nje kohe dimri me acar ku dy personazhet jane Nadjenka dhe djali.
Peripecite e personazheve nisin pikerisht aty ku ata vendosin te rreshqasin me slite.
Kulmi.Pika kulmore arrihet ne momentin kur Nadja te rreshqase e vetme qe te heqe dyshimet qe ka.
Zgjidhja arrihet kur bora shkrihet,vjen pranvera.Nadja martohet ndersa djali largohet.
Koha e fabules perfshin vetem periudhen e dimrit,kohe e cila pershtatet me pasigurine qe kaplon vajzen.Ndersa koha e rrefimit perfshin nje interval me te gjate kohor.Sepse rrefimtari nepermjet kohes jep zgjidhjen e ngjarjes.
Pershkrimi sipas rradhes i ngjarjeve:Ndodh rreshqitja e pare me saje
2)Vajza degjon peshperitjen e pare.
3)Te dy provojne tre rreshqitje te tjera
4)Vajza vazhdon te dyshoje per vertesine e fjaleve.
5)vajza rovon te fluturoje e vetme.
6)Shakaja e vogel mer fund kur Nadja martohet dhe djali largohet.
Hapesira:Nepermjet hapesires paraqitet hyrja e ngjarjes : " Qendrojme mbi nje maje mali te larte.Prej kembeve tona e deri rreze fushes zgjatet pjerrina e lemuar me te cilen dielli shihet si me pasqyre.Hapesira luan rol te rendesishem sepse nepermjet saj pershkruhet ndjesia e perssonazhave.Keto dy elemente qendrojne ne sinkrome me njera-tjetren.Kjo del me shume ne pah ne fjaline:"Mali yne i akullt behet i erret,e humb shkelqimin e tij dhe me se mbrami shkrin." Kjo fraze e cila pershkon hapesiren ku ndodhin te gjitha ngjarjet na pergatit per ate qe do u ndodhe personazheve.
Kjo koncepton hapesiren ne pamje te pare,sepse nese i referohemi hapesires qe ze autori kur autori peshkruan ngjarjet atehere do na nevojitet te bejme percaktimin e llojit te tekitit,te cilen e kam shtjelluar pak me poshte.
Trillimi dhe realiteti:Mendoj se autori eshte nje mjeshter i groteskut,sepse ai di si ta perdore kete vecori artistike.Pra nderthyr realen me trillimin.Ne veper kemi nje paraqitje artistike te reales e dukurive njerzore por duke i zmadhuar disi me qellim krijimin e nje vepre artisktike te spikatur ku keto dukuri dalin ne pah.
Personazhet:Dy jane personazhet e letij teksti ne te cilin eshte e veshtire te dallohet protagonisti dhe antagonisti duke qene se ngjarjet rrotullohen rreth dy personazheve.
Nadja:(sipas karakterizimit fizik) floke kacurrela,sy te zinj,buze te holla,e gjate,etj.
           (sipas karakterizimit psikologjik) e ndrojtur,pa deshire per aventura,kembengulese,e     pasigurt,dyshuese etj.
Djali:(ana fizike)i gjate ,i pashem,bjond,sy shkruar etj.
         (ana psikologjike) enigmatik,i pasigurt,intrigues,aventurier etj.
Sjelljen e Nadjas do ta cilesoja dinamike sepse udhehiqet nga bota e ndjenjave,bote kjo teper dinamike.Ndersa djali eshte me i qendrueshem pasi i con gjerat deri ne fund dhe e shfaq qe ne fillim boten e tij pa komplekse.
Rrefimtari:I gjithe tregimi eshte shkruar ne veten e pare,Pra rrefimtari eshte i brendshem.Pikerisht ky element ja shton me teper vlerat ketij teksti,duke e bere ate me te ndjeshem e me real.Fakti qe rrefimtari eshte personazh na lejon ne te depertojme me lehte ne idealet ndijore te dy personazheve.
Qellimet e autorit:Autori ka ngritur dy personazhe tper reale,te ndryshem midis tyre,te cilet ndoshta i cdo dite e nuk jemi ne gjendje te kuptojme ashtu si autori na i paraqet .Vajza e brishte qe rrembehet nga lumturia e castit dhe hidhet ne krahet e pasigurise qe te ofron era.Ndersa djali i shtyre nga rreziku thote fjale qe me pas i justifikon si shaka.Qellimi i autorit eshte te na sjelle ne menyre reale boten e dashurise,ashtu sic eshte ajo komplekse.
Teknikat e rrefimit:Autori perdor nje gjuhe te thjeshte te kuptueshme per te gjithe.Persor ligjeraten e drejte qe ngjarjet te duken si te shkeputura nga realiteti dhe te vijne tek ne.Kjo eshte nje nder arsyet pse teksti duket realist pavarsisht se elementet te tjeta te tij nuk thone te njejten gje.
                                                                Perfundimet e punes:
Fragmenti I shkrimtarit rus Cehov flet per 2 te rinj qe perjetojne bashke dicka te paharrueshme,por qe per forca mistike mbetet brenda kusdrit te shakase.Fokusohemi pak tek struktura e tekstit.Ai,si zakonisht nis me nje hyrje,ku pershkruhet vendi ku dy te rinjte do te ndjejne magjine t'ju pershkroje trupat.E vacante eshte se jo si zakonisht pershkruan nje vend te akullt.Pra me pak fjale nuk te pergatit per ate qe vjen me pas.Megjithate kjo duhet pare ne dy kendeveshtrime:
E para ,qe autori ka pasur si qellim te krijoje kontrastinmjedisit dhe botes  shpirterore te ndezur nga mijera grade nga ndjenjat.Ndersa kendeveshtrimi I dyte,ndryshon nga i pari.Pasi autori lidh hyrjen me fundin e pjeses.Mjedisi i akullt,jo teper frytedhenes e jo simbol i shpreses jane justifikimi per fundin e papritur te ngjarjes.Autori eshte nje mjeshter i groteskut pasi ngjarjet reale,teper te zakonshme i ka ndertuar ne menyre te tille qe te rrjedhin me shpejt se zakonisht.Ne kete forme ai krijn iluzionin e kujtimit dhe te mendimeve sepse vetem ato,kane aftesine te qe te rrjedhin aq shpejt.Intriga dhe enigma e djalit vendosen perballe brishtesise dhe naivitetit te vajzes dhe te dy karakteret se bashku ndertojne peripecite e tekstit.Gjate leximit ne hasim surpriza.Mbyllja eshte teper e papritur dhe zgjidhja e problemit jepet me ane te nje artifice.I cuditshem eshte edhe fakti se e gjitha ngjarja dinamike realizohet mbi bazen e dy personazheve . Vajza perfaqesuese e te gjitha vajzave qe dashurojne sinqerisht,qe gjejne guzimin te shkojne kundra rrymes vetem qe te gjejne te verteten,a thua se ajo eshte prehja shpirterore e saj.Ndersa djali qe ne tekst perngjason pak me eren qe sjell tek ne enigmen dhe pasigurine.Ai nuk ofron as qendrueshmeri e megjithate vajza ndihet mire ne krahet e tij.Nje element tjeter i tekstit eshte edhe fakti se ngjarjet ndodhin kur te dy personazhet jane perballe frikes se vdekjes.Gjate rreshkitjes ato magjepsen nga forca e eres dhe tremben nga rreziku i jetes.Keshtu ata shtyhen te provonin gjera qe ndoshta ne nje gjendje me te sigurt e te qendrueshme s'do ti benin.Si perfundim teksti ka rendesi si veper letrare sepse ka aftesine qe kushdo e ka te na beje te identifikohemi ne te.