Histori

NDIKIMI I HUMANIZMIT DHE RILINDJES EUROPIANE TEK SHQIPTARET .

1-    Piktura e shekujve XVI – XVIII .
Ne shekullin XVI , ne fushen e arteve figurative vazhdoi te zoteronte ne Shqiperi ikonografia , qe shenoi atehere kulmin e saj . Ne kete periudhe u realizuan mjaft vepra pikture te kishave dhe ikona , te cilat sot jane nga kryeveprat  kesaj fushe. Shekulli XVI eshte ne artet figurative shekulli i Onufrit ( Onufer Neokastritit ) , mjeshtrit me te madh te ikonografise shqiptare , i cili krijoi stilin e tij dhe ishte i pari qe beri kthesen ne pikturen postbizantine ne Shqiperi . Historianet i atribuojne vitin 1500 si vit te lindjes dhe ate te vdekjes vitin 1578 . Onufri ka ushtruar veprimtarine e tij kryesisht ne keshtjellen e Beratit ku ka bere afresket e kishes se Shen Todrit , gjithsej 13 afreske, ne kishen e Apostujve (ne kostur) , kishen e Shen Merise(Elbasan) ,kishen e Shen Premtes( ne Elbasan ) Shen Kollit ( Shelcan) kishen e shperfytyrimit ( Maqedoni).Ne Berat realizoi ikonat e famshme te ikonstasit te Evangjelizmos ( ne kala) te cilat jane kryeveprat e ketij mjeshtri . Figurat e tyre shquhen per origjinalitetin e tyre .Ikonografia e Onufrit paraqitet harmonike , persa u perket ngjyrave , shquhet nga nje forme e perkryer e realizmit te imazhit . Ikonografia e realizuar nga Onufri mbetet nje nga veprat me te arrira te piktures ikonografike byzantine te realizar ne territorin shqiptar . Ne keto ikona verehet mbeshtetja ne traditen e vjeter byzantine ,por edhe ndikimi i artit te Venedikut , si edhe tradita e pasur piktoreve vendas te shekullit XIII – XIV . Rol te vecante ne formimin e Onufrit luajti qyteti i Beratit me kulturen shekullore , me qendrat e njohura te antikitetit , Apolonise dhe Ballshit  , si dhe ne artin e piktures murale te shekullit XIII –XIV . Shekulli XVI i takon edhe artistit tjeter ikonografik Nikolla ( i biri i Onufrit ) vazhdoi ne krijimtarine e tij ikonografine e Onufrit duke lene mjaft afreske dhe qe deshmojne cilesi te larte profesionale . Onufri , se bashku me nxenesit e tij Nikolla , i biri dhe Onufri i Qipros , perbenin eliten e artisteve me te shquar te ikonagrave te asaj kohe . Se bashku konverguan ne nje hapesire te perbashket artistike . Themeluan  nje tradite te qarte per pasardhesit e tyre . Themeluan shkollen e Beratit ( te piktures ) ose Onufrit , e cila u reflektuan ne ikonografine e shekujve XIX. Nje tjeter piktor i ikonografise ,  i cili punoi prane Onufrit te madh  eshte edhe Onufer Qiprioti .Me 1571 kur Qipro pushtohet nga turqit , shume piktore ikonografe u larguan nga vendi i tyre , duke emigruar ne disa vende te Ballkanit dhe ne Venedik . Nje nder ta eshte edhe Joani I Qipros ose Onufri i Qipriotit . Duke u referuar vitit 1571 , vitit te pushtimit te Qipros , mendojme se Onufer Qiprioti mund te kete emigruar ne Shqiperi ne moshen 20-vjecare , duke sjelle me vete influencen e shkolles se Qipros , Kretes dhe te Venedikut . Nga datimet del se ky ikonograf ushtroi veprimtarine e tij per nje periudhe 31-vjecare. Qiproti mori shume nga Onufri . Elementi qe huazoi me shume ishte kaligrafia e shkrimit , e cila nuk dallohet nga Onufri .Shume vepra qe mbajne firmat e tij rradhiten nder krijimet me te mira te ikonografise shqiptare dhe formuan nje tradite me vlere ne te cilen u mbeshteten piktoret e shekullit te XVIII si Kostandin Shpatarku , Joan Athanasi , Cetiret , etj ,Nje nder piktoret te cilet ja vlen te permendet eshte edhe David Selenica.Qe i pari qe guxoi te cenonte traditen qindravjecare qe ishte ne fuqi  deri ne ate kohe dhe nuk ngurroi aspak te fuste elemente te reja qe ishin ne kundershtim me kete tradite shekullore dhe te ngurte qe kishte beret anime punen e saj. Skenat e pikturuara prej tij fitojne nje sens laik. Megjthese ruhet liturgjia kristiane , Selenica nuk ngurron te fuse natyrshem elemente nga jeta reale , duke hedhur  fillimet e humanizmit te artit ikonografik ne vendin tone .Duke u shkeputur nga rregullat e artit bizantin , por jo nga ajo liturgjike Davidi themelon nje krijimtari ikonografike te cliruar nga dogma , duke sjelle nje Rilindje te dukshme ne ikonografine shqiptare . David Selenica pikturoi kryesisht ne kishen e Voskopojes , e cila kishte lidhje me qendra te medha si ne Vjene , Budapest , Venedik , etj .Kjo zgjeroi me shume mundesite qe arti ikonografik ne Shqiperi te ndryshonte dhe te vendosoj nen ndikimin e ndryshimeve europione. Pasues te artit te ikonografise ishin Kostandin Shpatarku , Kostandin e Athanas Zografi , piktoret e familjes Cetiri dhe Mihal Anagnosti i cili shquhet per frymen e Rilindjes qe paraqiti ne veprat e tij .Arti ikonografik perben nje pasuri te madhe ne kulturen shqiptare , Ne veprat e tij pasqyrohet shpirti krijues  i piktoreve dhe shfaqen njeherazi shpirti  dhe realiteti i popullit shqiptar . Në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të fillon një etapë e re, e rëndësishme për artin shqiptar. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Në historinë e artit shqiptar viti 1883 është i shënuar për pikturimin e dy pikturave më me vlerë : “Portreti i Skënderbeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kolë Idromeno. Me këto tablo nis rrugën piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastësi por pikërisht motivet e këtyre dy veprave të para, janë motivet kryesore që mbizotërojnë në tematikën e artit shqiptar të Rilindjes pra tema patriotike që evokohej me trajtimin e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, si dhe skenat nga jeta e përditshme ku fiksoheshin edhe vlera të kulturës  kombëtare.Te piktorët e Rilindjes përgjithësisht ndihet fryma romantike. Në shumë tablo vihen re edhe tipare të realizmit klasik si dhe të një realizmi më bashkëkohor, duke fiksuar kështu në art, gjendjen reale të vendit, ndonjëherë edhe me qëndrim kritik. Piktori më i shquar i kësaj periudhe është Kolë Idromeno (1860-1939) autor i shumë tablove, portreteve dhe peizazheve. Veprat e tij u bënë si shkollë për artistët e ardhshëm. Idromeno ka qenë gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

 2-Arkitektura ne shekullin XV-XVIII .
Ne keto shekuj ne territorin e Shqiperise u zhvilluan gjini te ndryshme te arkitektures , duke filluar qe nga ndertimet me karakter mbrojtes , ndertimet shoqerore , dhe ato te kultit islam, arkitektura kishtare post bizantine dhe se fundi ndertimet popullore . Ne shekullin e XVI ne Shqiperi perfundon sistemi i fortifikimit te qyteteve nga ana e osmaneve.Ama duhet thene qe keshtjellat osmane nuk u pergjigjeshin kerkesave te kohes  . Ato ishin ndertuar per te permbushur detyra locale te nje armiku te pa armatosur.Perjashtim bente keshtjella e Vlores e ndertuar nga sultan Sulejamani . Kjo keshtjelle sherbente si baze ushtarake dhe si kantier ndertimi per anijet sepse ishte vetem 150 metra larg detit.Keshtjella e Vlores ishte padyshim nje nga ndertimet me te arritura te perandorise osmane . Ajo ka ngjashmeri me kullen e bardhe ne Selanik, dhe me kullen Kastel de Mare ne Modon . Kjo keshtjelle shfaq me se miri vecantine  e ndertimeve te osmaneve.   Faltoret e para te kultit islam ishin ne stilt e imponuar por shume shpejt u pershtaten me ndikimin e arkitektures vendase . Xhamite e para sherbenin per garnizonet  ushtarake dhe ndertoheshin mbi portat e keshtjellave sic qene ato ne keshtjellen e Elbasanit , Tepelenes , etj qe ishin ndertesa te thjeshta qe mbuloheshin me cati druri. Por duke filluar nga shekulli i XV kristalizohet nje arkitekture e mirfillte ne ndertimin e xhamive . Nga ana tipologjike , atom und te ndahen ne dy grupe te medha : ato te tipit me cati druri (Elbasan , Berat , Gjirokaster ) dhe ato me salle me kupole , shembull tipik i te cilave eshte xhamia e Korces . Per vlerat e tyre arkitektonike dhe decorative dallohen xhamia e Mirahorit ne Korce, xhamia e Plumbit ne Berat , xhamia e Muradijes ne Vlore , xhamia e Plumbit ne Shkoder , xhamia e beqarve ne Berat etj . Nje gjini tjeter e vecante ndertimore ishin hanet , te cilat sherbenin per buajtje te tregtareve qe vinin nga zonat fshatare apo edhe nga qytete te tjera . Per tu permendur eshte Hani i Elbasanit ne pazarin e vjeter te qytetit te Korces  ku qendronin kryesisht tregtare nga Elbasani . Pushtimi osman shenoi mbylljen e nje periudhe te gjate arkitektonike me tiparet e veta specifike ne gjinine e ndertimeve te kultit te krishtere .Duke filluar nga gjysma e shekullit te XVI deri ne fillim te shekullit te XIX ne Shqiperi ndertohen nje numer i madh kishash.Ne kete periudhe trashegohen mjaft parime figurative dhe konstruktive te ndertimeve bizantine , por me nje interpretim me te lire te tipave dhe te formave ne perputhje me rrethanat e reja ekonomiko-shoqerore ,.Ishte nje periudhe e vecante arkitektonike e njohur si arkitektura postbizantine e cila ka fillimet e veta, arritjet dhe renien e saj . Ne shekullin e XVIII rritja e rolit ekonomik te qyteteve solli krijimin e tregjeve te medha me karakter nderkrahinor . shtresat e pasura filluan te ndertonin banesa te medha duke arritur ne variantet me te zhvilluara te tipologjise se baneses qytetare . Ky zhvillim pati si pasoje permisimin e infrastructures rrugore si dhe ndertimin e nje numri te madh urash guri , si ura e Mesit ne Shkoder , ura mbi Osum .ura e Kollorces ne Gjirokaster , etj . Ndersa persa  i perket arkitektures se banesave popullore dallojme kater tipe kryesore banesash : banesa me shtepi zjarri , banesa me hajat , banesa me cardak dhe banesat gjirokastrite .Gjate shekullit te XVIII si pasoje e dobesimit te pushtetit qendror osman dhe e krijimit te pashalleqeve shqiptare , qe ishin ne lufte midis tyre per zgjerimin e territoreve te veta , vihet re nje rritje e ndertimeve me karakter mbrojtes . Keshtjellat e vjetra rifortifikohen .U dallua Ali Pashe Tepelena ne kete drejtim .  Ai ndertoi nje numer te madh  keshtjellash dhe fortifikimesh duke vene ne pune arkitekte e inxhiniere ushtarake te huaj , por ne krye te punimeve nga viti 1800 deri ne vitin 1822 qendroi Petro Korcari . Ne shumicen e rasteve ne ndertimin e keshtjellave Ali Pashe Tepelena u kushtonte vemendje jo vetem qellimive utilitare dhe qendrueshmerise , por edhe persosmerise estetike me te cilen synonte te shprehte ndjenjen e madheshtise dhe  e te pushtetit .  Keshtjella e Gjirokastres (1812-1813) eshte nje nga ndertimet me te rendesishme te arritura nga Ali Pashe Tepelena . Pershtatja me  terrenin shkembor te kodres , konstruksionet e guximshme  , kullat e larta 30 m , sistemi i galerive , dhe ujesjellesi 7 km i gjate i ngritur mbi nje sistem kanalesh e urash madheshtore e  bejne te admirueshme kete veper gjigante te arkitektures ushtarake , e cila edhe per aq sa ruhet ne ditet e sotme mbetet terheqese per vizitorin .
3-Skulptura e shekullit XVI-XVII ne Shqiperi.
Skulptura nuk mori funksion te pavarur .Ajo i sherbeu si element dekorativ arkitektures , ne forme elementesh zbukuruese te lidhura me ballina ndertesash , me porta e me dritare , shtylla e gura varresh . Ne keto skulptura me shume se ne cdo pjese tjeter te artit figurative shfaqen elementet e artit popullor , gje e cila dallohet nga veshjet ,  nga shkorsat dhe nga qeramikat popullore . Keto skulptura  jane paraqitur ne forme lulesh , nganjehere edhe kafshesh , por kurre njerzish .Ne shekullin XV krahas renies se pergjithshme ekonomike  ,bie influence e fuqishme e Bizantit dhe , nga ana tjeter rritet ndikimi i vendeve perendimore ,Si rrjedhim arti ne vendet e Bizantit si Greqia , Bullgaria , Rumania , Serbia dhe sigurisht Shqiperia dalengadale zhvillohet tani ne formen e nje arti pas bizantin ne keto vende . Veprat e artit pasurohen  me elemente kombetare te shoqeruara me elemente etnografike popullore , me elemente realiste dhe origjinale . Por megjithate kjo verimtari vazhdoi te ishte e lidhur me artin bizantin dhe ate te rilindjes europiane sidomos me ate te Venedikut , dhe ishujve Mesdhetare si Kreta , Korfuzi , etj .

1-Percaktimi i tematikes kryesore te veprave te humanisteve shqiptare .
   Ne shekujt XVI-XVIII qe i perket periudhes se pas Humanzimit dhe Rilindjes , tema qendrore e humanisteve shqiptare lidhej me heroin kombetar Skenderbeun . Ne fillim te shekullit te XVI Onufri i Madh krijonte artin e ikonografise qe lidhej kryesisht me tematiken kishtare , nderkohe qe i pari qe hodhi bazat e iknografise me realiste ishte David Selenica  , i ndikuar nga Venediku dhe qendrat e medha europiane si Vjena , Budapest , etj te gjitha keto nen ndikimin e Humanizmit dhe Rilindjes . Nderkohe qe ne arkitekture pavarsisht ndikimit te fuqishem te perandorise osmane ndiheshin qarte edhe elementet popullore vendase .
2-Argumentimi i kontributit te artisteve shqiptare ne kulturen europiane
Kontributi i humanisteve shqiptare  eshte vecanerisht i dukshem dhe i rendesishem per historine tone , por edhe per historine e Europes se asaj kohe . Heroi yne kombetar Skenderbeu , si udheheqes popullor ne krye te llufterave mbrojtese dhe frymezues i lufterave clirimtare , ka qene ne qender te veprave te humanisteve shqiptare. Humanistet shqiptare ndikuan pozitivisht ne opinion evropian mbi Shqiperine dhe shqiptaret . Ata krijuan marredhenie te mira me  perfaqesues  me ne ze te Humanizmit europian . Nga humanistet e huaj , si Erazmi I Roterdamit ka vleresuar veprimtarine mendore dhe shkencore te Marulit , Becikemit , dhe humanisteve te tjere shqiptare . Shume prej veprave te humanisteve shqiptare kane hyre  tashme ne fondin e arte te pasurise kulturore europiane qe i takon eriudhes se humanizmit .
3-Te gjykoje mbi vleresimin qe i eshte bere humanisteve shqiptare .
Humanistet shqiptare  dhane nje kontribut te cmuar per periudhen e Humanizmit. Fatkeqesisht Shqiperia ndodhej ne kondita me te veshtira  se vendet e tjera te prekura nga humanizmi dhe shume prej veprave te krijuara ndoshta kane mbetur me ne heshtje se sa shume kryevepra qe u bene simbol i humanizmit dhe rilindjes . Ndaj gjykoj qe fakti qe pjesa me e madhe e veprave te humanisteve shqiptare ruhet ne fondin e arte te pasurive kulturore eshte nje tregues i qarte qe artistet shqiptare humaniste jane vleresuar per vepren e tyre dhe per kontributin e tyre  , kontribut i cili beri te njohur Shqiperine ne Europe .
4-Te analizojme ngjashmerite dhe vecorite e humanizmit ne Shqiperi dhe ne Europe .
Vecorite e humanizmit dhe Rilindjes ne Europe :
·         Piktura – temat e piktoreve nuk merreshin nga jeta qiellore e jeta kristiane , por nga natyra dhe jeta njerzore ,ku pasqyrohet forca fizike e mendore e njeriut te thjeshte .Perdorimi i ngjyrave i jepte piktures gjalleri duke e shkeputur nga piktura e zbehte kishtare .
·         Arkitektura – ndertesat jane plot kolona , shume elegante , me kube e drite .Rendesi te vecante merr stilli korintik .
·         Skulpture – artistet skulptore  drejtojne vemendjen e tyre nga veprat e famshme te antikitetit si te Fidias e Mironit . Skulpturat paraqesin gjalleri , force , bukuri , harmni . Ato nuk ishin te ngurta si skulpturat kishtare .
Vecorite e humanizmit dhe Rilindjes ne Shqiperi :
·         Piktura –ne pikture dega me e zhvilluar ishte ikonografia , Ruhej tematika liturgjike por ne keto piktura mbizetoronin ngjyrat e  ndezura duke dale nga zbehtesia kishtare. Gjithashtu ketyre pikturave iu shtuan edhe tematikat realist dhe nga jeta origjinale.ne qender ishte figura e heroit kombetar Skenderbeut .
·         Arkitektura – Ndertesat ishin te llojeve te ndryshme  nga me te thjeshtat deri tek ndertimet klasike .Mbizoteronin ndertimi i xhamive ,kishave dhe keshtjellave .
·         Skulptura – u shkeput shume pak nga arti mesjetar . Ajo ishte perseri nje detaj zbukurues i arkitektures 
“  Ndikimi  i aktit te te drejtave  ,  te deklarates se pavarsise dhe deklarates mbi te 
      drejtat  njeriut  dhe qytetarit ne qyteterimin e sotem , “
1-                       Hyrje
Akti i te drejtave
Akti i te drejtave eshte nje akt i parlamentit te Anglise i miratuar me 16 dhjetor 1689 . Ai percaktoi kufizime ne kompetencat e mbretit , percaktoi te drejtat e parlamentit, percaktoi rregullat dhe lirine e fjales ne parlament , gjithashtu dhe te drejten per peticion monark pa frike nga hakmarrja . Ai fliste dhe per te drejtat e njeriut si dhe per tolerancen fetare . Me ane te ketij akti u zgjidhen edhe ceshtjet e parlamentizmit . Pra Akti i te drejtave rregulloi marredheniet mes mbretit e parlamentit, siguroi parlamentarizmin dhe te drejtat e njeriut . Ligji i tolerances 1694 siguroi lirine e fese ,shtypit dhe pavarsine e gjyqesorit .
Deklarata e Pavarsise .
Deklarata e pavarsise se SHBA u miratua nga Kongresi me 4 korrik 1776 dhe u hartua  nga Tomas Xheferson . Deklarata u ratifikua nga 56 delegate te Kongresit Kontinental  me qellimin njoftimin dhe shpjegimin e shkeputjes nga Mbreteria e Bashuar .  Rendesia e Deklarates se Pavarsise u rrit me kalimin e viteve . Citimi me i rendesishem qe sot cilesohet si nje nga shprehjet me te permendura ne gjuhen angleze eshte : “ Te gjithe njerezit jane krijuar te barabarte dhe jane pajisur nga Krijuesi  i tyre me te drejta te patjetersueshme nder te cilat jane liria , jeta dhe kerkimi i lumturise .
Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit .
Me 26 gusht 1789 Asambleja Kombetare ne France miratoi Deklaraten e te Drejtave te Njeriut dhe Qytetarit . Ky dokument  mbeshtetet ne frymen e ilumizmit , ne Aktin e te Drejtave britanike dhe ne Deklaraten e Pavarsise se Shba . Deklarata shpallte barazine e te gjithe njerzve (burrave) pasi grate nuk e gezonin kete te drejte . Sipas deklarates qellimi i grupimi politik ishte mbrojtja e te drejtave  themelore te njeriut te cilat ishin liria , prona , siguria dhe kundershtimi i shtypjes . Gjithashtu deklarata shpalli se i vetmi Sovran ishte populli
 1-Ngjashmerite midis  Aktit te te drejtave , Deklarates se Pavasise dhe Deklarates per te drejtat e njeriut dhe qytetarit .
·        “AKTI   I  TE DREJTAVE “ ( Bill of rights )
Te mbledhur ne Uestminster , Lordet shpirterore dhe te perkohshem dhe Komunat , perfaqesuar  ligjerisht nga te  gjitha rangjet popullore te kesaj mbreterie teresisht te lire    , me 13 shkurt 1689 , ne prani te Madherive te tyre , te njohur si Vilhelmi dhe Maria , princ  dhe princeshe e Oranxhit , bene nje deklarate  me shkrim si me poshte :
1-Pretendimi i pushtetitit mbreteror per mospranimin e Parlamentit    , eshte i paligjshem.
2- Pretendimi i pushtetit mbreteror   per te shkarkuar nga e drejta ligjore ose nga ekzekutimi i ligjeve , sic ka qene ushtruar ne te shkuaren , eshte i paligjshem. .
3- Kerkesa per te ardhura (financime , taksa ) per Kuroren ose per perdorimin e tyre nen pretekstin e privilegjit  , pa miratimin e Parlamentit , per nje kohe me te gjate ose  ne nje menyre tjeter  nga ajo qe  eshte ose  do te miratohet nga Parlamenti , eshte e paligjshme .
4-Ngritja ose mbajtja e nje ushtrie  te mbreterise ne kohe paqeje , pa miratimin e Parlamentit  eshte kunder ligjit .
5-Mbajtja e armeve nga nenshtetasit protestues sipas nevojes se tyre eshte e lejuar me ligj .
6-Zgjedhjet e anetareve te Parlamentit duhet te jene te lira .
7-Liria e fjales , e shqyrtimit ose e procedimit ne gjirin  e Parlamentit nuk mund te pengohet  ose te diskriminohet nga asnje trup gjykues apo nga ndonje vend tjeter jashte pervecse Parlamentit .
8-Nuk mund te kerkohen garanci as te imponohen gjoba te teperta dhe denime te ashpra shtese ( pra , jo me shume sec e lejon ligji . )
9-Per te vene vend te gjitha padrejtesite dhe per permiresimin , perforcimin , ruajtjen e ligjeve , Parlamenti duhet te mblidhet here pas here .
   Ata ( Parlamenti) qe kerkojne dhe pretendojne me kembengulje te gjitha ato qe u thane me lart , si te drejta dhe liri te padiskutueshme te tyre dhe qe asnje deklarate  gjykim , akt apo procedure ne dem te popullit ne njeren   prej pikave te lart permendura ne asnje menyre te mos sherbeje si  precedent ose si shembull ne te ardhmen .
·       Analizimi  i ndikimit te tyre ne mendimin boteror , kushtetutat e sotme dhe ne qyteterimin e sotem .
Te tri dokumentat luajten nje rol te rendesishem jo vetem per kohen ne te cilen hyne ne fuqi por edhe per vitet qe pasuan , madje deri ne ditet e sotme ndihet ndikimi i tyre. Akti i te drejtave u be nje simbol perfaques i Anglise , Deklarata e Pavarsise se SHBA u be nje simbol i lirise jo vetem ne ShBA por ne mbare boten , ndersa Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit eshte sot nje nga bazat e kushtetutave europiane dhe sot eshte e vertetuar shprehja e kesaj deklarate : “ Deklarata ka vlere jo vetem  per francezet , por per te gjithe popujt , te gjitha vendet e te gjitha kohet . “
KJo eshte e gjtha ne vija te pergjithshme por me gjeresisht po ndalem tek ndikimi i Deklarates se Pavarsise se ShBA . Vete hartuesi i kesaj deklarate Tomas Xheferson , eshte shprehur qe pavaresia e  Amerikes do te jete nje force katalizatore  si top i lirise e quajti ai i cili shume shpejt do te rendte neper gjithe boten . E para erdhi Franca  , e cila perfshire nga trazirat  kishte ku te mbeshtetej ku me kryesorja ishte deklarata e pavarsise se SHBA dhe letersia iluministe te cilat ndikuan ne hartimin e deklarates se te drejtave te njeriut dhe qytetareve , Cuditerisht perfaqesues i Amerikes ne France ishte vete Xheferson qe u be nje perkrahes i flakte i ndryshimit  ne France . Udhëhequr nga skllavi i lirë Tusan L'uvertur i cili citonte deklaratat e Amerikës dhe Francës për t'i dhënë zjarr revoltës, Haiti e fitoi lirinë e vet në 1804. Ironikisht, ish skllevër në Haiti e kishin përdorur Deklaratën e Pavarësisë si model në luftën e tyre për liri, ndërkohë që ky dokument nuk jepte të drejta të tilla për skllevërit në Shtetet e Bashkuara.
Në vitet e mëvonshëm, pjesë nga deklarata u cituan dhe riinterpretuan për lëvizje të tjera pavarësie në Greqi, Poloni, Rusi dhe në të gjithë Amerikën e Jugut. Një botë perandorish po kthehej gradualisht në një botë shtetesh sovranë.
Ndikimi  i Aktit te te Drejtave  ne kushtetutat boterore .
Një numër vendesh si Franca dhe Shtetet e Bashkuara i kishin kartat kombëtare të të drejtave të njeriut, dokumente këto që nuk kishin fuqi përtej kufijve shtetërorë të vendeve përkatëse.
Më 10 Dhjetor 1948, Kombet e Bashkuara me shumicë absolute miratuan Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme, të mbajtur në Paris.
Duke folur në prag të votimit për Deklaratën, Eleanor Roosevelt, kryetarja e grupit që hartoi dokumentin, i bëri një thirrje të ndjerë Asamblesë.
"Qëndrojmë sot këtu në vigjilje të një ngjarjeje të madhe si për Kombet e Bashkuara, edhe për njerëzimin. Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut mund të kthehet në Magna Carta-n ndërkombëtare të të gjithë njerëzve, kudo që janë", tha Eleanor Roosevelt.
Dhe koha tregoi se kishte të drejtë.
Ashtu si Magna Carta, dokumenti ligjor i Anglisë së shekullit të 13-të, Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut u bë një nga dokumentet themelore të demokracive të pas Luftës së Dytë Botërore.

Tek ajo u bazua hartimi i një numri të madh kushtetutash kombëtare dhe një morie marrëveshjesh ndërkombëtare.
Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut konsiston në 30 nene që sanksionojnë të drejtat themelore, siç janë e drejta e fjalës, besimit fetar, shtypit, grumbullimit, e drejta për arsimim, për punë dhe për të jetuar të lirë nga skllavëria.
Sipas librit të rekordeve, Guinness, është dokumenti më i përkthyer në botë.

Si perfundim themi qe te tre  dokumentat kane qene celsi i ndryshimit te shoqerive boterore  dhe mbi to u ngrit baza e shoqerore sot . Mbi cdo cep te botes vepron nje kushtetute qe pse jo i ka rrenjet ne nje nga keto kolosale te lirise  .



Perfundime  :  Mbas leximit te tri dokumentave me rendesi boterore verejme shume ngjashmeri midis tyre . Akti i te drejtave u miratua ne Angli mbas Revolucionit te Lavdishem dhe u pa si nje hap i rendesishem ne zhvillimin e monarkise kushtetuese . Ndersa Deklarata e Pavarsise se ShBA u miratua ne 4 korrik 1776 ne Kongresin e 2 kontinental . Me 26  gusht 1789 ne France shpallet Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit . Verejme qe te gjitha datat historike jane rrjedhoje e revulucioneve, e thene ndryshe e nevojes per ndryshim .  Pra te tre keto dokumente jane perfundimi ( produkti ) i ndryshimeve qe preken vendet ne te cilat u miratuan . Kjo ngjashmeri lidhet me situatat historike ne te cilat u miratuan . Ndersa  ne lidhje me strukturen ndertimore te tyre apo te subjektit perseri hasim ngjashmeri . Akti i te drejtave rregullonte me ane te ligjeve kufizimin e pushtetit mbreteror , trajtonte te drejtat e njeriut dhe zgjidhte ceshtjen e parlamentizmit . Ne dekleraten e Pavarsise se ShBA – se trajtohen ceshtje qe lidhen me pavarsine e vendit  , te drejtat e shtetasve te ShBA-se dhe bashke me shpalljen e Kushtetutes sollen formimin e shteteve te pavarura duke larguar perfundimisht sundimin kolonial dhe duke zgjidhur ceshtjet e brendshme te shtetit , midis te cilit me e rendesishmja zgjedhja e formes se qeverisjes dhe ndarja e pushteteve . Edhe Deklarata e te drejtave te njeriut dhe qytetarit zgjidhte po te njejtat probleme madje ajo u ndertua dhe hartua duke u mbeshtetur mbi aktin e drejtave dhe mbi deklaraten e pavarsise se ShBA . Pra ngjashmerite nenkuptohen thjesht  .